E Diel, 1 Nëntor 2026

Rade Serbedzija: Ndjej keqardhje si iku Bekim Fehmiu

Konkurrent në seksionin Bota Ballkanike të edicionit të katërt të Festivalit të Filmit në Durrës, ka qenë edhe një regjisor i ri Danilo Serbedzija, i biri i aktorit të madh, jo vetëm ballkanik Rade Serbedzija. Vetë Rade interpreton në filmin e të birit dhe ishte prezent bashkë me të në konferencën për shtyp për filmin “72 ditë”, një komedi e zezë. Përveç filmit, Rade foli edhe për mikun e tij, të madhin Bekim Fehmiu. “për mua në mos më i miri, ishte një nga aktorët më të mirë në Serbi. Por për mua, si mik i tij koleg, ka qenë veç të tjerash një mik fantastik. Shumë njerëz mund të kenë një të kaluar shqetësuese, siç ishte historia e vendit të tij, por ai ishte krenar për të. E madje për vendin e tij ai hoqi dorë nga filmat në Serbi dhe jetoi vetëm për familjen e tij në Serbi. Ikja e tij nga jeta për mua është një dhimbje e vazhdueshme.” Më tej Rade la firmën në Bulevardin e Artit në Durrës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›