Filmat ballkanikë në Pogradec
Duke filluar që nga 29 gushti, e deri më 4 shtator, janë planifikuar të shfaqen 60 filma, të metrazhit të shkurtër e të mesëm, si dhe filma artistikë të metrazhit të gjatë. Secili shtet pjesëmarrës ka sjellë filma dhe dokumentarë që trajtojnë problemet e Ballkanit, dhe konfliktet e tij ndër shekuj.
Shqipëria si film kryesor në konkurrim ka filmin "Amnistia", me regji dhe skenar të Bujar Alimanit, i cili për koincidencë është xhiruar në Pogradec. Nga ana tjetër, Serbia do të paraqitet me filmin e metrazhit të gjatë "Kinemaja Komuniste", ndërkaq Kroacia me filmin "Borderpost".
Nga Rumania vjen filmi "Europolis", nga Bullgaria "Litle predators", nga Bosnje e Hercegovina "Night Guards", etj. Njëri prej organizatorëve të festivalit, regjisori Eno Milkani, i ka thënë ‘Gazetës Shqiptare’ se festival ballkanik u organizua me qëllim të njohjes “më të mirë njëri-tjetrit me ata që e kemi pranë. Sepse, kemi shumë shqetësime të njëjta".
Ndryshe, festivali filloi me një dokumentar për qytetin e Pogradecit, të skenaristit Fatos Baxhaku dhe kineastit të ri, Eno Milkani.
Në festival konkurrojnë 60 filma dokumentarë, prodhime të artistëve të nëntë shteteve të Ballkanit.
"Në këta filma do të shohim se edhe Ballkani, pak a shumë, ka të njëjtat probleme, drama, siç i kemi edhe ne", tu shpreh Milkani.
Festivali ndërthuret edhe me artin e kulinarisë së nëntë shteteve pjesëmarrëse. Banorët e Pogradecit por edhe turistët vendas dhe të huaj do të kenë mundësi të shijojnë gatimet tradicionale të shteteve ballkanike.