E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, 17 të vrarë

Një eksplodim me bombë, në një turmë në tregun në krahinën jugore afgane Helmand, ka mbytur së paku 17 njerëz dhe ka plagosur 15 të tjerë.

Sulmi në Babaji, që është afër qytetit Lashkar Gah, ka mbytur kryesisht bujq, të cilët dëshironin të shisnin produktet e tyre.

Policia lokale ka thënë se bomba ka qenë e vendosur në një biçikletë në treg. Lashkar Gah është afër Marjah në krahinën e Helmand , ku është e fokusuar ofensiva e NATO-s kundër talebanëve.

Ka një prani të madhe të ushtrisë në këtë rajon, kryesisht amerikanë dhe britanikë, por asnjë person nuk është kapur si shkaktar i këtij shpërthimi.

Talebanët kanë thënë në disa deklarata se kanë ndërprerë sulmet ndaj civileve dhe i kanë ushtruar njësitë e tyre që mos ta bëjnë këtë.

Të dyja palët, rebelët dhe forcat e sigurisë, mbrojtja e civilëve është çmimi i luftës në Afganistan, por kjo bombë ka shpërthyer në kohën kur ka pasur shumë civilë dhe në një moment të papërshtatshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›