E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapet gara për kreun e ri të KQZ, ja kriteret

Gazeta Shqip

Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur ditën e sotme çeljen e konkursit për kreun e ri të KQZ, që sipas ndryshimeve të fundit në Kodin Zgjedhor, do të plotësohet nga përzgjedhja mes kandidaturave të lira nga publiku i gjerë qytetar.

Në mbështetje të nenit 181, pika 2, nenit 15 pika 2 dhe nenit 12, pika 2 të ligjit nr.10 019, datë 29.12.2008 Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, Kuvendi Shqipërisë publikon shpalljen për vendin vakant të Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thuhet në faqen zyrtare të Kuvendit.

Çdo shtetas shqiptar që plotëson kushtet e mëposhtme, të parashikuara në nenin 12, pika 2 të Kodit Zgjedhor, mund të paraqitet si kandidat për Kryetar të KQZ-së.

Ja kriteret:
a) të jetë me moshë mbi 35 vjeç;
b) të jetë me arsim të lartë;
c) të ketë përvojë profesionale prej jo më pak se 10 vjet punë, të paktën në një nga fushat e mëposhtme:
i) në fushën e së drejtës;
ii) në administratën publike;
iii) në administrimin e zgjedhjeve;
iv) si drejtues i organizatave jofitimprurëse, të cilat kanë objekt të veprimtarisë së tyre mbrojtjen dhe zhvillimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, zhvillimin e zgjedhjeve demokratike apo politikat publike;
ç) të mos jetë i dënuar penalisht;
d) të mos ketë qenë anëtar i ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit;
dh) të mos ketë qenë i zgjedhur deputet i Kuvendit në 5 vitet e fundit;
e) të mos ketë qenë pjesëtar në 5 vitet e fundit në Policinë e Shtetit, në Forcat të Armatosura dhe në Shërbimin Informativ Shtetëror;
ë) të mos jetë larguar nga administrata publike apo çdo funksion publik për shkelje të detyrës.
3 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Hapet gara për kreun e ri të KQZ, ja kriteret burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›