Hapet gjysma e kutive, nuk ndryshon rezultati i Lezhes Rozeta Rapushi
Hapen dhe rinumerohet gati gjysma e kutive te votimit ne Lezhe, pa sjelle ndryshim ne rezultatin e zgjedhjeve ne kete qark. Ashtu sic edhe vendosi dite me pare, ne oret e para te mengjesit, tete grupe numerimi me nga dy anetare “perveshen duart” dje ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, duke rinumeruar dhe kontrolluar kutite e votimit. Rinumerimi i 248 kutive te votimit, qe duket se do te shtrihet ne tre dite, pasi eshte parashikuar hapja e 80 kutive te votimit cdo dite. Por KQZ duket se e tejkaloi kete shifer, duke numeruar dje kutite e KZAZ-se numer 12 qe ne total kapnin shifren prej 54 kutive dhe KZAZ-se numer 13 me 57 kuti, perfshire ketu edhe 10 kutite e rinumeruara disa dite me pare, ne total 111 kuti votimi. Nga hapja e pjeses se pare te kutive gjate gjithe dites se djeshme nuk pati ndonje surprize ne rezultatin e zgjedhjeve dhe procesi u ndoq edhe nga vezhguesit e partive politike. Te parat qe u numeruan ishin te 54 kutite e votimit qe i perkisnin KZAZ-se numer 12, prej te cilave rinumerimi nuk solli ndryshime. Nderkohe qe deri ne oret e vona te mbremjes, u rinumeruan edhe kutite e KZAZ-se 13. Gjate hapjes se kutive diten e djeshme ne KQZ, nuk pati mosperputhje rezultati. Gjate procesit, u konstatuan vetem disa vota me gabime, te cilat u konsideruan si njerezore dhe nuk ndikuan aspak ne rezultat. Nderkohe qe gjate dites se djeshme, Partia Socialiste dorezoi ne Kolegjin Zgjedhor, nje kerkese-padi ku kerkon nga ky organ qe te mos lejoje KQZ-ne te vijoje me aktivitetin e saj duke hapur, rinumeruar kuti votimi per rezultatin e zgjedhjeve, pasi vendimet jane automatikisht te pavlefshme per shkak te mungeses se 5 votave. “Kerkojme qe Kolegji Zgjedhor te konstatoje pavlefshmerine e vendimeve objekt ankimi ne KQZ dhe te urdheroje nderprerjen e veprimeve te metejshme te KQZ-se per shqyrtimin e kesaj ceshtje (per hapje kutish votimi, rinumerim e rivleresim te fleteve te votimit si dhe marrjen/administrim te provave etj), shkruan ne kerkese-padine e dorezuar, perfaqesuesi i PS-se, Koli Bele. Duke ju referuar Kodit Zgjedhor, Bele thekson se mbledhja e KQZ me vetem 4 anetare te saj, per trajtimin e kerkesave ankimore te permendura me siper, eshte nen kundershtim me nje norme detyruese ligjore me pasoje te shprehur ne ligj ne menyre eksplicite “pavlefshmerine”. Ndaj sipas PS, produkti i mbledhjeve te KQZ per proceduren e Qarkut Lezhe, eshte i pavlefshem, dhe pasojat e tij jane “nul”. “Veprimet qe po kryhen ne KQZ si hapja e kutive te votimit, rinumerim e rivleresim te fleteve te votimit, si dhe marrja/administrimi i provave dhe vendimi perfundimtar me te cilin KQZ do te disponoje lidhur me shqyrtimin e deritanishem administrativ, jane automatikisht te pavlefshme”, - thekson PS.
KUNDERSHTIMET
LSI: Procesi ne KQZ ne
kundershtim me ligjin
Levizja Socialiste per Integrim, vijoi dje kundershtimet ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve ne lidhje me procesin e rinumerimit te votave per te gjithe Qarkun e Lezhes. Perfaqesuesi i LSI-se ne KQZ, Ilirjan Muho, akuzoi se zhvillim i ketij procesi eshte ne kundershtim me ligjin. “Per sa kohe ne kemi kerkuar nga KQZ-ja qe ne kushtet e mungeses se kuorumit per te shqyrtuar ceshtje te kesaj natyre thjesht dhe vetem duhet te konstatoje kete mungese dhe duhet ta mbylle shqyrtimin. Pra duhet te vendose mos shqyrtimin e ceshtjes dhe pasketaj partive politike u lind e drejta per t’iu drejtuar Kolegjit Zgjedhor per zgjidhjen e ceshtjes”, - u shpreh ai. Sipas tij, gjithcka qe ndodh ne KQZ e vleresuar nga pikepamja e mungeses se kompetences per ta shqyrtuar kete ceshtje gjithmone per shkak te mungeses se kuorumit vleresohet si nje procedure ne kundershtim me ligjin.