“Titanic” fiton edhe një Oscar
“Titanic” fiton edhe një Oscar të ri, një dekadë pasi u shpall si filmi më i suksesshëm i të gjitha kohërave, duke fituar 11 Oscar.
Në një anketim të kryer me afro 50,000 përdorues të internetit në SHBA, filmi i regjisorit, James Cameron, u shpall si më romantiku në historinë e kinematografisë.
Në fakt, historia e Jack Doson (Leonardo di Caprio) dhe Rose deWitt (Kate Winslet), e shoqëruar me dramën e fundosjes së anijes dhe me puthjet nën hënën e plotë në mes të Oqeanit Atlantik, ka bërë që të përloten më shumë njerëz se çdo film tjetër.
Për amerikanët, filmi i dytë më i mirë është“Gone With the Wind”, me çiftin Rhett Butler e Rossella O’Hara, të interpretuar nga Vivien Leigh dhe Clark Gable. I treti radhitet “Pretty Woman”, me Julia Roberts e Richard Gere.
Ndërkohë, për personazhin më të mirë kinematografik amerikanët zgjodhën Tom Hanks, në filmin “Forrest Gump”. Filmi më i frikshëm u zgjodh “The Exorcist”, e komedia më e mirë “The Craziest Plane in the World”.