E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Prokuroria të hetojë rrëzimin e tunelit

Kryetari i Partisë Socialsite Edi Rama i ka kërkuar Prokurorisë që të nisë hetimet rreth shembjes së galerisë jugore më 5 nëntor në tunelin e Thirrës. Në një deklaratë për mediat shefi i selisë rozë i kërkoi gjithashtu organit të akuzës që të kërkojë heqjen e imunitetit për ministrin e Punëve Publike dhe Transporteve Sokol Olldashi. Deklarat e kryesocialistit vijnë një ditë pas qendrimit zyrtar të kësaj ministrie, e cila sqaroi se shembja në galeri nuk paraqet asnjë rrezikshmëri dhe është një fenomen i zakonshëm për punimet në tunele. Në qendrimin e tij politik kreu i PS-së i kërkoi publikisht shefit të ekzekutivit që të mos bllokojë dhënien e informacionit rreth asaj që ka ndodhur ditë më parë në tunelin e Thirrës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›