Berlusconi goditet në fytyrë, një person e qëllon me mjet të fortë
Kryeministri italian Silvio Berlusconi ndodhet në spital nën mbikqyrjen dhe kujdesin e mjekëve pasi u godit me një suvenir mbrëmjen e së dielës, gjatë kohës që po kalonte në sheshin Duomo në Milano e po përshendetej me simpatizantët e tij. Agresori është Massimo Tartaglia, një 42 vjeçar i cili prej 10 vitesh po trajtohej dhe kurohej për probleme mendore. Diagnoza e dhënë për të: dëmtim në kockën e hundës dhe dy dhëmbë të thyer. Agresori është ndaluar menjëherë nga autoritetet dhe po hetohet. Sipas mediave italiane, qe citojne edhe burimet policore, saktësohet se Tartalja rezulton prej 10 vjetësh në një kurim intentensiv mendor në Poliklinikën e Milanos. Ndërkohë presidenti i Këshillit të Ministrave, ka deklaruar se është i habitur dhe i shqetësuar nga e gjithë kjo dhunë që ekziston. Me këto fjalë Berlusconi i është drjetuar drejtuar drejtorit të TG4 Emilio Fede-s i cili e vizitoi kryeministrin në spitalin San Rafaele, pas agresionit në Piaza Duomo. Sipas bluzave të bardha në këtë spital, kryeministri ka kaluar orë të qeta gjatë natës, ndërsa saktësojnë se nëse goditja do të kishte prekur edhe një cm më lart në fytyrë, do të kishte humbur syrin. Berlusconit i janë dhënë medikamente qetësuese ndërsa është këshilluar të bëjë disa ditë pushim.
Kryeministri italian Silvio Berlusconi u godit në mbremjen e së dielës në Milano nga një 42 vjeÇar i cili lëshoi drejt kryeministrit italian një suvenir statujë. Objekti goditi fytyrën e kryeministrit BerlusConi dhe pamjet e gjakosura në pak minuta bënë xhiron e botës.