Hapet në Durrës panairi i agjencive imobiliare

Njohja e operatorëve që funksionojnë në sistemin imobiliar si dhe ofrimi i organizuar i çmimeve, janë objektivi i panairit të çelur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit, me pjesëmarrjen e operatorëve që operojnë në fushën imobiliare në këtë qytet. Organizatori i panairit, Altin Buka tha se në stendat e organizuara në mjediset e pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu” të qytetit janë paraqitur rreth 20 firma ndërtimi, 10 agjenci immobiliare dhe disa studio arkitekture. "Në këtë panair janë prezantuar edhe e tre banka të interesuara për klientë të ndryshëm në këtë sektor" tha z. Buka duke shtuar se "panairi ka patur mështetjen e bashkisë së Durrësit, qytetit ku numri i ndërtimeve është mjaft lartë". Një kataog informues mbi gjëndjen e tregut të tokave dhe atij të ndërtimeve është pjesë e këtij panairi, ndërsa në përfundim të tij synohet krijimi i shoqatës së agjencive immobiliare të vendit-përfundoi organizatori Altin Buka. Panairi imobiliar që do të qëndrojë i hapur për të interesuarit deri më datë15 prill.
...