E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapet panairi, 1200 vende te lira pune Sonila Isaku

Te rinj apo persona te tjere, te cilet jane te papune pergjate ketyre diteve kane mundesi aplikimi, tek Panairi i Punes, i cili ofron 1200 vende pune. Per te gjashtin vit me radhe eshte celur dje ne ambientet e Pallatit te Kongreseve Panairi “Formim dhe Punesim”, organizuar nga Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta dhe Sherbimi Kombetar te Punesimit. Ne Panairin e ketij viti mbi 100 biznese, nga me te medhate dhe me te suksesshmet ne vend, per investimet e bera, por edhe per vendet e punes se krijuara, prezantojne per te gjithe te interesuarit, per ata qe jane ne kerkim te nje vendi pune pasi jane te papune, apo deshirojne ta ndryshojne punen qe kane, rreth 1200 vende te lira pune. Sipas procedures te percaktuar cdo person i interesuar ka te drejte te shkoje tek bizneset pjesemarrese ne panair duke dhene intervista te drejtperdrejta. “Panairi do te qendroje i hapur do te krijoje mundesi per intervista pune te drejtperdrejta, kryesisht me kompani te medha si telekomunikacioni, banka, call center etj., per te gjithe te interesuarit dhe pritshmerine tona jane qe ne fund numri i te rinjve dhe te rejave, por edhe grupmoshave te tjera, qe do te firmosin kontrata pune me biznesin, te jete disa qindra”, ka pohuar Ministri i Punes, Spiro Ksera. Po ashtu ne keto dite Panairi do t’i jape mundesi te gjithe punekerkuesve, emigranteve te kthyer, te paformuarve profesionalisht etj., te njihen me ate cfare ofron tregu i punes ne Shqiperi. Kjo eshte nje mundesi shume e mire edhe per kompanite, te cilat do te testojne dhe perzgjedhin njerezit me kualifikimin me te mire dhe me te aftet profesionalisht. Kryeministri Berisha, pjesemarres ne celjen e Panairit vuri ne dukje reformat fiskale te ndermarra nga qeveria te cilat kane ne qender te tyre uljen e detyrimeve per punedhenesit, qe ata te shtojne vendet e punes, por edhe per punemarresit, ne menyre qe te rriten perfitimet e tyre. Nga ana tjeter sipas tij, punesimi dhe krijimi i hapesirave per vende te reja pune do te jete objektivi kryesor edhe per kater vitet e ardhshme. Duke vleresuar sektorin privat si nje gjenerator te madh punesimi, Berisha kujtoi se heqja e takses se sheshte solli rritje te investimeve, te huaja dhe vendase, ndersa shtoi se investimet e huaja do te njohin serish rritje ne kater vitet e ardhshme. “Ne synojme ne kater vitet qe vijne nje nxitje te re, te fuqishme, te madhe, te punesimit. Ne shoqerite e lira zhvillimi fakton se punedhenesi, gjeneratori kryesor i punesimit eshte sektori privat me rritjen e tij ekonomike. Ndaj dhe ne per t’i bere te mundur dhe per t’i zgjeruar hapesirat sektorit privat, per gjenerimin cdo dite te dhjetera e qindra vendeve pune, vendosem pak vite me pare taksen e sheshte”, ka pohuar Berisha. Sipas tij, qellimi kryesor do te jete nxitja e punesimit dhe ne kater vitet e ardhshme tregu i punes do te jete ne epiqender te reformave. Nga ana tjeter Ministri i Punes, Spiro Ksera ka theksuar se gjate vitit te kaluar papunesia duke theksuar se vetem gjate vitit 2012, papunesia pesoi ulje te ndjeshme nga 13.3% ne fillim te vitit ne 12.8%.

Aplikimi

Sipas procedures te percaktuar, cdo person i interesuar ka te drejte te shkoje tek bizneset pjesemarrese ne panair duke dhene intervista te drejtperdrejta. “Panairi do te qendroje i hapur do te krijoje mundesi per intervista pune te drejtperdrejta, kryesisht me kompani te medha si telekomunikacioni, banka, call center etj., Po ashtu, ne keto dite Panairi do t’i jape mundesi te gjithe punekerkuesve, emigranteve te kthyer, te paformuarve profesionalisht etj., te njihen me ate cfare ofron tregu i punes ne Shqiperi.

Panairi, per te 6-in vit

Organizimi i Panaireve te punes, eshte nje tradite relativisht e re per Shqiperine dhe, edhe pse kane kaluar vetem 6 vjet nga organizimi i panairit te pare, vit pas viti kjo sipermarrje eshte kthyer ne nje tradite, e cila eshte shtrire ne te gjithe vendin. Ne keto vite, kane qene me qindra bizneset qe kane marre pjese, me mijera vendet e punes te lira te shpallura ne to dhe me dhjetera-mijera numri i vizitoreve dhe aplikanteve per vendet e punes. Kete vit, Panairi i Punes do te qendroje i hapur per tre dite, mbi 100 biznese do te ofrojne rreth 1200 vende te reja pune, ne te gjitha fushat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›