Gjykata pa gjyqtare 6 mije dosje peng i konfliktit politik

Mbi 6 mijë dosje presin shqyrtimin në dyert e Gjykatës së Lartë, hallkës përfundimtare të dhënies së drejtësisë në vend. Një pjesë e çështjeve gjejnë zgjidhje brenda ditës, por shumë të tjera kalojnë vite deri sa të marrin verdiktin përfundimtar. Me një trupë të rrudhur për shkak të konflikteve të gjata politike, tashmë në të mungojnë 3 gjyqtarë për të plotësuar trupën prej 17 gjyqtarësh.
Aktualisht kolegji penal që duhet të kishte 5 gjyqtarë funksionon vetëm me 4, duke u plotësuar me anëtarë të tjerë të kolegjit civil. Me këto mungesa të theksuara të trupës gjyqësore, me një përllogaritje të thjeshtë çdo gjyqtari do t’i takonte të gjykonte mbi 460 çështje në 1 vit, një volum i pabërballueshëm, që shpesh sjell edhe vonesat e tejzgjatura në gjykim.
Në varësi edhe të çështjes, gjykata merr vendim në kohë relativisht të shpejtë, në 1 seancë, por shpesh ka edhe raste të zgjatjes disa vjeçare deri në 3 vjet, të shqyrtimit të një dosje në kolegjet e Gjykatës së Lartë.
Volumi më i madh i punës është në kolegjet civile, ku edhe numri i çështjeve të ankimuara është 2 herë më i madh, por në këto kolegje mungojnë 2 gjyqtarë. Anëtarët e Gjykatës së Lartë përzgjidhen në radhët e gjyqtarëve me vjetërsi jo më pak se 10 vjet ose nga radhët e juristëve të shquar që e kanë ushtruar këtë profesion jo më pak se 15 vjet.
Ata emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit, por përplasjet e forta politike disa herë kanë rrëzuar emrat e propozuar për të zëvendësuar 3 vende vakante në trupën e Gjykatës së Larte, duke sjellë kosto të mëdha për palët që kërkojnë drejtësi në dyert e institucionit më të lartë të dhënies së drejtësisë në vend.
Denada Shkodrani