Hapet porta e shkarkimit, liqeni i Fierzës arrin në 293.5 metër
25/02/2010 Shtohen prurjet, Maqedonia hap të gjitha portat
Hapet tuneli i shkarkimit në liqenin e hidrocentralit të Fierzës. Reshjet e shumta të shiut, gjatë ditës së djeshme kanë ndikuar në rritjen e menjëhershme të nivelit të këtij liqeni, çka ka detyruar Komisionin e Posaçëm të marrë vendimin për hapjen e portave. Ditën e djeshme niveli i liqenit arriti në kuotën e 293.5 metër, ndërkohë që prurjet arritën në 1650 m3 në sek. Për shkak të precipitimit të menjëhershëm të situatës Sekretariati Teknik bashkë me Komisionin e Posaçëm vendosën hapjen e portës së shkarkimit e cila në fillim derdhi 500 m3/ujë në sekondë, por më vonë kapaciteti i saj u ul në 300 m3.. Niveli maksimal i liqenit është 296 metër, ndërkohë duke pasur parasysh intensitetin e reshjeve dhe prurjet e mëdha të lumenjve parashikohej që pika më e lartë të arrihej shumë shpejt nëse nuk fillonte shkarkimi i ujit. Ndërkohë prurjet e ujit kanë arritur pikën maksimale në mbrëmjen e pardjeshme ku u regjistruan gati në 3 mijë m3/ujë në sek. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Fierza është rritur 1.2 metër. Nga ana tjetër duket se situata nuk është aspak e favorshme për vendin tonë për sa i përket situatës së përmbytjeve, duke pasur parasysh se dje Maqedonia vendosi hapjen e të gjashta portave të liqenit të Ohrit, çka ka sjellë rritjen e menjëhershme të prurjeve të lumit Buna, Kir dhe Drin. Sipas autoriteteve të vendit fqinj, mësohet se niveli i këtij liqeni është 16 centimetër mbi masën e lejuar që do të thotë se portat do të vazhdojnë të qëndrojnë të hapura edhe ditët në vazhdim. Për të shmangur pasojat që mund të vijnë nga hapja e portave të shkarkimit të liqenit, autoritetet e morën vendimin në limitet e fundit kohore, pasi sipas tyre rregullorja i lejonte të mos merrnin një vendim megjithëse niveli i liqenit kishte arritur në mbi 293,14 metër. Por parashikimi i motit dhe situata e rënduar e reshjeve dhe prurjeve sollën edhe vendimin për hapjen e portave të liqenit të Fierzës, ndërkohë që ato të Komanit dhe të Vaut të Dejës janë duke shkarkuar që prej ditës së diel.
Prodhimi
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare po vazhdon prodhimin maksimal të energjisë nga hidrocentralet. Mësohet se prodhimi i energjisë dje ishte në 27 milionë kwh, ndërkohë që edhe gjatë ditëve në vijim do të vazhdojë me të njëjtat parametra. Krahas prodhimit edhe eksporti i energjisë do të vazhdojë me kapacitete të larta. Dje eksporti ka qenë në nivelet 8.7 milionë kwh energji, ndërkohë që rezerva energjetike është 1.3 miliardë kwh.
Fierza
Prurjet e ujit në hidrocentralin e Fierzës kanë arritur në 1650m3 në sekondë, ndërsa niveli arriti dje në 293.5 metër. Porta e shkarkimit të këtij hidrocentrali u hap e fundit në raport me atë të Vaut të Dejës dhe të Komanit. Ndërkohë kapaciteti shkarkues i kësaj porte u ul dje në orët e pasdites nga 500 në 300 m3/ujë, pasi niveli i liqenit filloi të stabilizohet duke ruajtur parametra të qëndrueshëm.
Koman
Liqeni në hidrocentralin e Komanit vazhdon të jetë shumë afër nivelit maksimal të tij. Edhe ditën e djeshme prurjet në këtë liqen kanë qenë të larta, ndërkohë që porta e shkarkimit ka vazhduar të jetë e hapur. Sipas METE-s, dje niveli i ujit arriti në 172,25 metër nga 175 që është niveli maksimal i lejuar. Porta e hapur në këtë liqen shkarkonte 1600 m3/ujë në sekondë, ndërkohë që prurjet ishin 1240 m3/ ujë.
Vau i Dejës
Pavarësisht shkarkimit të ujit dhe prodhimit me kapacitet të plotë të energjisë edhe liqeni në hidrocentralin e Vaut të Dejës vazhdon të jetë shumë afër pikës maksimale të lejuar. Kështu, mësohet se dje në këtë liqen janë regjistruar prurje anësore në masën 1100 m3/ujë që kanë ndikuar në çuarjen e nivelit në 74,83 metër, ndërkohë që porta e hapur po shkarkon 1500 m3/ujë në sekondë.
Siguria
Me gjithë reshjet e shumta të shirave dhe mbushjes së liqeneve të hidrocentraleve në kaskadën e lumit Drin, në asnjë moment nuk cenohet siguria e digave. Sipas ekspertëve të KESH-it, situata është shumë normale për sa i përket sigurisë, ndërkohë që vëmendja është përqendruar në mbajtjen në kontroll të përmbytjeve për të eliminuar në maksimum dëmet që mund të vijnë.