Pogradec, koeficienti i kriminalitetit në 44,6 për qind
25/02/2010 Të dhënat nga analizat e gjykatës së këtij rrethi. Shtohen krimet, divorcet dhe papunësia
POGRADEC- Papunësia, rritja e problemeve sociale, ka nisur ta bëjë qytetin e Pogradecit gjithnjë e më të vështirë. Një pjesë e mirë e popullsisë pret çdo muaj të ushqehet me ndihmën ekonomike që i serviret si një lëmoshë. Moshat e reja po bëhen “pre” e krimit, por nuk janë vetëm të rinjtë ata që nuk përballojnë dot vështirësitë ekonomike, të implikuar në vepra kriminale gjen të çdo moshe. Tashmë gjithnjë e më shumë dëgjon të flitet për vjedhje të vogla dhe vjedhje në rrethana cilësuese, për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe vjedhje të dhunshme. Mund të dëgjosh për vjedhje të mjeteve motorike, për falsifikim dokumentesh, për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, për plagosje dhe vrasje. Mund të dëgjosh gjithnjë e më shpesh se dikush që është divorcuar nga bashkëshortja e tij, nuk pranon të kontribuojë më për ushqimin e fëmijëve që vetë i ka lindur. Gjithnjë e më shumë mund të dëgjosh për zgjidhjet martesore dhe burgosje femrash. Vetëm gjatë vitit 2009 ka pasur 5 raste të tilla. Problemet brenda familjes kanë nisur të bëhen edhe më të mprehta. Stresi dhe dëshpërimi janë një lodhje tjetër e qytetit të Pogradecit. Mund të shkosh në çdo qytet të Shqipërisë, por vetëm në Pogradec mund të gjesh qindra njerëz që rrinë më këmbë gjithë ditën në trotuar dhe vështrojë diku pa ditur se ku, madje duke mbajtur të bllokuar trotuarin përgjatë gjithë ditës. Në analizën e punës së gjykatës së rrethit Pogradec citohet se koeficienti i kriminalitetit në shkallë rrethi llogaritet në masën 44.6%.
Të jetosh me ndihmë ekonomike
Gati 900 familje pogradecare ushqehen çdo muaj me ndihmën ekonomike. Fondi që i ofrohet kësaj kategori familjesh nuk shkon më shumë se 3. 4 milionë lekë. Çdo muaj banorë të qytetit të Pogradecit presin të marrin vesh kush do të hyjë në listën e përfituesve të ndihmës ekonomike dhe kush do të dalë që andej. Një vend i mbetur bosh (në këtë listë) ka shumë vlerë për banorët e këtij qyteti. Në të shumtën e rasteve, vendet e lira krijohen nga njerëzit që mbushin moshën e pensionit. Ata i thonë “lamtumirë” ndihmës ekonomike dhe nisin të ushqehen me pensionin e tyre, por ka edhe nga ata që e lenë përfundimisht qytetin e Pogradecit për të gjetur një qytet tjetër më të favorshëm për jetën e tyre. Megjithatë, loja e ndihmës ekonomike vazhdon pa fund, deri në torturim të plotë të njerëzve. Dikush del për një muaj nga lista e përfituesve dhe hyn sërish disa muaj më vonë; disa dalin për të mos u rikthyer më, ndërsa emra familjesh të reja, bëhen pjesë e listës së ndihmës ekonomike. Për të qenë më konkret po i referohemi muajit janar dhe statistikave zyrtare të Bashkisë Pogradec. Ja vendimet që janë marrë nga këshilli i kësaj bashkie: “Të trajtohen me ndihmë ekonomike për muajin janar 895 familje, me një fond prej 3.375.000 lekësh, me ndihmë të plotë 882 familje, me fond 3.330.320 lekë dhe me ndihmë të pjesshme 13 familje me fond 44.680 lekë”. Ndërkohë njihesh me vendime të tjera, si: “futen për herë të parë në skemën e ndihmës ekonomike 7 familje; rikthehen në skemën e ndihmës ekonomike 7 familje, futen gjithsej në skemën e ndihmës ekonomike për muajin janar edhe 14 familje…”. Gjithë historia përmblidhet në shprehjet: futen… dalin…rikthehen… Familjeve të varfra u shtohen edhe 1.302 persona, të cilët kategorizohen si më poshtë: persona të paaftë 376, kujdestari paaftësie 63, persona të verbër 137, kujdestari verbërie 33, paraplegjikë dhe tetraplegjikë 51, kujdestari 51 dhe invalidë pune 591 persona. Fondi për këtë kategori personash shkon në 9.603.900 lekë. Ndërsa Bashkia e Pogradecit numëron 265 punonjës.
Zgjidhje martese
Pamundësia për të pasur një jetë normale ka rënduar edhe më tej familjen pogradecare. Zgjidhet martesore po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Braktisja e fëmije të divorcuar po merr përmasa të tjera. Njerëz të dehur që qarkullojnë nëpër qytet gjen në çdo cep. Të sëmurët mendorë e depresivë nuk mungojnë. Problemet ekonomike dhe sociale po hynë në çdo qelizë të familjes. Gjithë këtë panoramë e tregojnë statistikat. Nëse gjykata e rrethit gjyqësor Pogradec gjatë vitit 2009 ka marrë në shqyrtim 152 çështje familjare, 124 prej tyre kanë qenë për zgjidhje martesore. Kjo shifër zë 30% të gjykimeve civile me palë kundërshtare, çka do të thotë se kërkesat për divorce zënë një peshë të konsiderueshme. E keqja nuk përfundon me kaq. Pas marrjes së divorcit prindërit nuk pranojnë të kontribuojnë për pensionin ushqimor të fëmijëve të tyre.
Dhjetëra persona të dënuar
Në një qytet me probleme të tilla nuk ka si të mos shënohen një sërë veprash penale dhe civile, ku më të implikuar nga gjithë moshat e tjera mbeten të rinjtë. Vetëm gjatë vitit 2009 nga gjykata e rrethit gjyqësor Pogradec janë shqyrtuar 2.078 çështje, nga të cilat 1.814 kanë qenë çështje civile dhe 264 çështje penale. Por nëse do t’u referoheshim statistikave të vitit 2008, nga gjykata e rrethit gjyqësor janë shqyrtuar 1.584 çështje civile dhe 321 çështje penale, ndërsa për vitin 2007 ekzistojnë këto statistika: çështje civile të shqyrtuara 1.172 dhe çështje penale 183 + 95 kërkesa të tjera, ndërsa në vitin 2006 janë shqyrtuar 1.747 çështje civile dhe 166 çështje penale, si dhe 89 kërkesa të tjera penale. Gjatë vitit 2009 janë dhënë 68 masa dënimi ku vetëm 11 prej tyre janë dënuar me gjobë, ndërsa gjithë të tjerët me heqje lirie. Ndërkohë për kundërvajtjet penale janë dhënë 37 masa dënimi, ku në këtë rast vetëm 26 persona janë ndëshkuar me gjobë, ndërsa rastet e tjera me heqje të lirisë, çka do të thotë se brenda një viti janë dënuar me burg 68 persona, një shifër kjo që nuk mund të konsiderohet e vogël