E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, Rama: Jo bojkot zgjedhjeve lokale, por jo në këto kushte

TIRANE-“Nuk do të bojkotojmë zgjedhjet lokale, por zgjedhje në keto kushte nuk ka”, u shpreh sot në një konferencë për shtyp me mediat kryetari socialist, Edi Rama duke shtuar se opozita është e gatshme të ndryshojë kushtet aktuale për të patur një proces të lirë e të ndershëm zgjedhor per vendoret.
“Zgjedhjet në këto kushte nuk mund të zhvillohen dhe kemi nënvizuar vullnetin tonë për të ndryshuar këto kushte, pa të cilat nuk mund të ketë zgjedhje jo si ato të 28 Qershorit që zhytën Shqipërinë në këtë kaos”.

“Bojkoti i zgjedhjeve nga ana e opozitës është një ëndërr që Saliu, Iliri e kusarët e shohin prej kohësh, por nuk do të bëhet realitet. Ne jemi të vendosur më shumë se kurrë se asnjëherë, pasi asnjëherë më shumë se sot Shqipëria e ka të nevojshme clirimin nga kthetrat e politikës së vjetër dhe nga kthetrat e atyrë që mëshirojnë kusarinë e matrapazllkëkun”, theksoi lidhur me zgjedhjet lokale Rama.

Rama deklaroi gjtihashtu se demonstratat e opozitës për largimin e qeverisë do të intesifikohen.
“Ne do vazhdojmë rrugën e ballafaqimit frontal me këtë regjim në të gjitha hapësirat ku mund të marrë jetë beteja për fitoren e kësaj akuze të drejtësë pa të cilën nuk mund të ketë rivendosje të ekonomsë për familjet e këtij vendi. Ky ballafaqim do të vazhdojë me këmbëngulje dhe në rritje dhe padyshim që demonstratat do të vazhdojnë dhe do të intensfifikohen”.

Një ditë pas takimit në Tiranë me kreun e OSBE, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, zoti Marc Perrin de Brichambaut, Kreu i selisë rozë Rama ripërsëriti edhe njëherë se zgjidhja e krizës politike në vend vjen me largimin e Berishës dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
“Dje takova Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, i cili dje pati mundësinë të na jepte mundësinë për një bashkëbisedim të gjatë dhe intensive. Ne jemi të bindur se zgjidhja reale dhe e qëndrueshme të krizës së thellë që po kalon Shqipëria për faj të Saliut dhe që po e paguajnë padrejtësisht njerëzit e zakonshmëm të këtij vendi, fillon me largimin e Saliut dhe hapjen e zgjedhjeve të reja dhe të ndershme”.

“Ne jemi në këtë betejë më të vendosur se kurrë dhe jemi sot më shumë se asnjëherë pasi është i domosdoshëm çlirimi nga kthetrat e politikës së vjetër dhe armiqësore që mishërohet në këtë regjim vrastar” theksoi mes të tjerash sot gjatë konferencës për shtyp, Rama.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›