E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet rruga për ekstradimin e Ilir Kumbaros

Ilir Kumbaro

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë lënë në fuqi masën e sigurisë “burg pa afat” për Ilir Kumbaron.  Pas dhënies së këtij vendimi, Shqipëria do ti kërkojë palës angleze ekstradimin e të pandehurit.

Remzi Hoxha është rrëmbyer tek ish-Frigoriferi në Tiranë, më 21 tetor 1995. Kumbaro është një nga katër të  akuzuarit për çështjen e rrembimit me pasojë zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, gjatë vitit 1995 në Tiranë.

Vetëm pak ditë më parë, Ardian Hoxha, djali i biznesmenit shqiptaro-maqedonas të zhdukur në Tiranë, kërkoi përsëri drejtësi për çështjen e babait të tij, ende të pagjetur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›