Hapet sot tuneli, Berisha dhe Thaçi takohen nën tokë
Kryeministri Sali Berisha do të hapë dhe mbyllë fushatën me rrugën "Durrës-Kukës". Një ditë përpara mitingut të madh të Partisë Demokratike në Tiranë, Kryeministri Sali Berisha, 14 ministrat e tij dhe kandidatët e PD-së për zgjedhjet e 28 qershorit do të jenë në tunelin e Kalimashit për të bërë inaugurimin e parë. Ceremonia zyrtare pritet të kthehet në një miting madhështor, ku përgatitjet për vizitën e Kryeministrit Berisha në këtë rrugë kanë nisur një javë më parë. 20 zyrtarë nga Kosova dhe 20 zyrtarë të lartë nga Shqipëria do të jenë të pranishëm në këtë ceremoni, që zhvillohet paraditen e sotme në Kalimash. Nga Kukësi, dy kryeministrat, ai i Kosovës dhe Shqipërisë, do të zhvillojnë një konferencë për shtyp.
Kryeministri i Shqipërisë pritet të përshkojë sot në orën 12:00 tunelin, duke hyrë nga Thirra, ndërsa Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, do përshkojë tunelin duke hyrë nga ana tjetër, Kukësi. Ata do të takohen në mes të tunelit dhe më pas do të përshkojnë më këmbë 100 metërshin e fundit drejt hyrjeve të tunelit nga zona e Kukësit. Gjatë gjithë ditës së sotme, rruga Durrës-Kukës dhe veçanërisht tuneli i Kalimashit do të jetë në qendër të vëmendjes, pasi do të jetë aty gjithë administrata e qeverisë "Berisha", që ka përfituar edhe nga e diela pushim.
Rruga që lidh Portin e Durrësit, apo edhe Tiranën me Morinën, si pikë kufitare e Kosovës, aktualisht përshkohet nga dy drejtime rrugësh ekzistuese, që në parantezë, as njëra dhe as tjetra, në gjendjen aktuale, nuk u përgjigjen kërkesave për një rrugë që do të lidhte dy rajonet në fjalë, nevojave të trafikut dhe të lëvizjes së mallrave dhe pasagjerëve. Rruga e re do të kalojë në akset Durrës-Vorë-Fushë Krujë-Milot-Rrëshen-Reps-Thirrë-Kalimash-Kukës dhe Morinë. Gjatësia totale e rrugës është 170 km. Kryeministri ka preferuar të jetë vetë në inaugurimin e tunelit të Kalimashit. Durrës-Kukës pritet të radhitet në krye të premtimeve të realizuara të qeverisë "Berisha", krahas rritjes së pagave dhe pensioneve. Në përfundim të fushatës elektorale Berisha do të kryejë një tjetër vizitë në këtë vepër të infrastrukturës. Dy vjet nga fillimi i punimeve do të bëhet lidhja e veprës inxhinierike më të rëndësishme në Shqipëri, që është tuneli i Kalimashit. Kompania "Bektel - Enka" ka rritur ritmet e punimeve dhe në sektorë të tjerë, si përfundimin e 27 urave të këtij segmenti rrugor me gjatësi prej 60,4 kilometra, si dhe në procesin e asfaltimit. Gjatë dy viteve të fundit, "Bektel - Enka" në dy sektorët e saj punësoi rreth 3400 punonjës, shumica shqiptarë. Në funksion të vazhdimit normal të punës u vunë mbi 1300 mjete të llojeve të ndryshme.
Parashikimi
Shpejtësia shkon
80-100 km/orë
Autostrada Durrës-Kukës, një projekt i qeverisë shqiptare, është vepra më e madhe inxhinierike në Shqipëri. Shpejtësia e planifikuar për të ecur në këtë rrugë është 80-100 km/orë. Pjesë e kësaj rruge me dy korsi janë edhe 27 ura. Autostrada do të jetë gati 45 km (30 mile) më e shkurtër se rruga ekzistuese drejt Kosovës dhe koha e udhëtimit do të reduktohet në dy orë, nga gjashtë orë të tanishme. Dy korsitë ekzistuese që gjarpërojnë rrugën, kufizojnë shpejtësinë mesatare me më pak se 40 km (25 mile) për orë. "Bechtel-Enka" ndërtoi një segment rrugor 60,85 km për një autostradë me katër korsi në Shqipëri, përfshirë 6 km tunel, nën një kontratë të firmosur në shtator të 2006-ës me qeverinë shqiptare.
Kukës
Gazetarët kosovarë:
Ra "muri i Berlinit"
Dhjetëra gazetarë nga Prishtina dhe e gjithë Kosova kanë udhëtuar dje në Kukës, për të marrë pjesë në inaugurimin e tunelit të Kalimashit, 5.6 km të gjatë, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Prishtinë. Në qytetin e Kukësit, të gjitha hotelet si asnjëherë tjetër qenë mbushur me gazetarë të RTK-së, 21-shit etj., deri edhe gazetarë të ardhur nga Maqedonia të kanaleve të gjuhës shqipe. "Inaugurimi i tunelit të Kalimashit përfaqëson për Kosovën rënien e murit të Berlinit, sepse malet përbënin një pengesë për komunikimin ekonomik dhe njerëzor mes dy vendeve. Mali tashti përshkohet me tunel dhe nuk ka më distanca", thotë një gazetar i televizionit të Kosovës. Vizita e dy kryeministrave në Tunel është trumbetuar prej disa ditësh në media dhe shumë njerëz nga Kosova, por edhe nga rajoni i Kukësit, janë organizuar për të udhëtuar të dielën drejt tunelit. Su.Di.
Delegacioni zyrtar nga Kosova
Limaj: Tuneli, simbol i afrimit
Delegacioni zyrtar i Kosovës do t‘u bashkohet sot zyrtarëve të lartë shqiptarë për të inauguruar tunelin e Kalimashit. Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Fatmir Limaj, së bashku me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrin pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit. Ministri kosovar i Transporteve tha se rruga "Durrës-Kukës" është një vepër me rëndësi historike për të gjithë shqiptarët në të dy anët e kufirit. Ai dhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, do të jenë të ftuar në ceremoninë për përfundimin e tunelit në segmentin Rrëshen-Kalimash. Limaj shprehet se tuneli është simbol i rrënimit të pengesave mes dy vendeve dhe shënon kthimin e fillimit të qarkullimit normal mes shqiptarëve. "Një delegacion kosovar me Kryeministrin Hashim Thaçi do të marrë pjesë në ceremoni, që shënon veç të tjerave edhe hapjen e një porti të Kosovës", theksoi Limaj. Ministri nga Kosova theksoi se është ftuar në ceremoninë e inaugurimit të tunelit të Kalimashit nga qeveria shqiptare. "Fjala është për një projekt që lidhet me Kosovën dhe me një ceremoni madhështore për kombin dhe dy vendet tona duhet të ishim këtu. Ne do të marrim pjesë, do të jemi aty në mënyrë simbolike, në rrugën që bashkon Kosovën me Shqipërinë", theksoi Limaj.