E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet tenderi për privatizimin e "Armo"-s

• Hapet tenderi ndërkombëtar për privatizimin e kompanisë së naftës "Armo".Sipas burimeve nga Ministra e Ekonomisë, qeveria shqiptare ka vendosur të privatizojë 85 për qind të aksioneve të kësaj kompanie. Publikimi është bërë si në faqen e internetit të ministrisë, ashtu edhe në disa gazeta të njohura ndërkombëtare. Hapja e ofertave do të bëhet më datë 21 maj 2008. Kjo ftesë për tender është përfundimi i një procesi të filluar kohë më parë dhe që është asistuar nga kompania e njohur amerikane ligjore PATTON BOGGS, që është në rolin e konsulentit të Qeverisë shqiptare në këtë privatizim. Gjatë miratimit të kushteve dhe kritereve që duhet të plotësojnë kompanitë që janë të interesuara për blerjen e aksioneve të sh.a. ARMO, Këshilli i Ministrave ka pasur parasysh që pa lënë mënjanë investitorët financiarë, të përfshijë në këtë proces dhe "investitorët strategjikë", të cilat janë kompani që sigurojnë eksperiencë në fushën e përpunimit dhe tregtimit të naftës/gazit si dhe garanci financiare që shprehen në zotërimin e një kapitali të paguar dhe të një vlere neto të konsoliduar, në një nivel që përcaktohet në dokumentet e tenderit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›