E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenderët e rrugëve, ja afatet e reja për licencim

• Qeveria do të klasifikojë licencat për kompanitë e ndërtimit sipas kapaciteteve financiare dhe teknike që ato kanë.Fabiola ÇelaPër rrjedhojë, firmat e ndërtimit duhet të dorëzojnë me anë të postës të gjithë dokumentacionin e nevojshëm pranë Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Ministra ka publikuar edhe afatet se kur duhet të dorëzohen këto dokumente. Në rast se firmat nuk i dorëzojnë brenda afatit kohor të përcaktuar nga ministria, atëherë kompanitë nuk do të marrin licencën e re, e për rrjedhojë do të s'kualifikohen nga procedura për prokurime me fonde publike.AfatiKompanitë e licencuara para datës 30 janar 2008, të cilat merren me ndërtime rrugësh, autostrada, mbikalime, hekurudha, punime nëntokësore etj., duhet të dorëzojnë me postë dokumentacionin brenda datës 1 prill 2008. Këto subjekte do të rilicencohen nga MPPTT brenda periudhës 31.06.2008. Ndërsa për të gjithë kategoritë e tjera të shoqërive ndërtimore zbatuese të licencuara para datës 30 janar 2008, afati për dorëzimin e aplikimeve përfundon në datën 25 korrik 2008, ndërsa rilicencimi më datë 25 dhjetor 2008. Sipas rregullores së re është reduktuar ndjeshëm tarifa e licencimit, e cila kushton vetëm 1 euro. Klasifikimi i riQeveria ka vendosur të ndryshojë mënyrën e klasifikimit të shoqërive. Në klasifikimin e shoqërisë përfshihet vlera e punimeve të kryera gjatë 4 viteve të fundit. Sipas rregullores së re, shoqëria qëndron në të njëjtin nivel klasifikimi apo zbret më poshtë në varësi të pikëve që përfiton nga përvoja e drejtuesit teknik si dhe nga kapaciteti financiar i kompanisë. Ndërsa në rastin kur e njëjta shoqëri ka më shumë se një drejtues teknik për të njëjtën kategori punimesh, atëherë i shtohen pikë për atë teknik që ka më shumë eksperiencë pune. Ndërsa llogaritja e pikëve për kapacitetin financiar kryhet duke u bazuar në bilancet pozitive. Pra, merr më shumë pikë ajo kompani që për vite me radhë ka dalë me fitim. Shoqëria qëndron në të njëjtën kategori vetëm kur vlerësohet nga 21 pikë e lart, me kusht që nga drejtuesi teknik të ketë përfituar të paktën 11 pikë. Në rast të kundërt, kjo kompani humbet pikë në klasifikim.Drejtuesit teknikëNë rregulloren e re, Ministria e Transporteve u ka dhënë prioritet studentëve të mirë, apo ata që kanë përfunduar studimet e tyre jashtë Shqipërisë. Studentët që kanë studiuar në shtete të huaja duhet të kenë një përvojë pune jo më pak se 3 vjet nga diplomimi.LicencaNë rregulloren e re theksohet se aplikimi për licencë dhe dokumentet shoqëruese të saj dërgohen me postë rekomande dhe lajmërim marrje në emër të komisionit. Dokumentacioni duhet të jetë origjinal ose i njehsuar me origjinalin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›