Xhufi: Shtyrja e zgjedhjeve është e rrezikshme
06/06/2009 LSI apel dy forcave kryesore për zgjidhjen e situatës së krijuar
“Do të rëndoheshin akoma më shumë problemet ekonomike dhe sociale”
Lëvizja Socialiste për Integrim e konsideroi të rrezikshëm opsionin për një shtyrje të mundshme të datës së zgjedhjeve parlamentare. Për këtë arsye kjo parti u bëri thirrje Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste të ulen së bashku dhe të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për situatën e krijuar, zgjidhjen më të mirë të mundshme. Një apel i tillë u lëshua dje nga zëvendëskryetari i LSI-së Pëllumb Xhufi, i cili gjatë një konference për shtyp shprehu qëndrimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për të miratuar çdo zgjidhje që do të arrihej për të krijuar pikërisht parakushtet që të gjithë qytetarët shqiptarë të mund të votojnë më 28 qershor. “LSI-ja është e gatshme të kontribuojë për gjetjen e zgjidhjes së mundshme. Lëvizja Socialiste për Integrim e konsideron shtyrjen e zgjedhjeve një opsion jo të përshtatshëm, madje një opsion të rrezikshëm, sepse do të zgjaste dhe do të rëndonte më shumë problemet ekonomike dhe sociale, do të ngarkonte akoma më tutje klimën e ndezur elektorale politike në Shqipëri”, - vuri në dukje Xhufi gjatë një konference për shtyp. Sipas tij, dy ditë më parë zgjedhjet në Shqipëri u bënë objekt i analizës së një organizmi prestigjioz amerikan, siç është Komiteti Amerikan i Helsinkit, i cili përbëhet nga përfaqësueses të Dhomës së Përfaqësueseve dhe Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe përfaqësues të ekzekutivit dhe të organizmave prestigjiozë ndërkombëtarë. “Është hera e dytë pas vitit 2004 që zgjedhjet në Shqipëri bëhen objekt dhe merren në analizë nga një organizëm i tillë. Kjo përbën një provë të interesit dhe të kujdesit që SHBA-të kanë për procesin demokratik në Shqipëri dhe në veçanti për procesin zgjedhor”, - deklaroi Xhufi. Njëkohësisht, duke qëndruar po te zgjidhja që duhet të gjejnë dy forcat kryesore, Xhufi u kujtoi atyre se “ kjo zgjidhje duhet të bëhet urgjent këto ditë, për arsye se, ashtu siç u theksua në raportin e Komitetit Amerikan të Helsinkit, një zgjidhje që do të bëhej nesër, qoftë edhe zgjidhje e mirë, nuk do të evitonte që zgjedhjet tona të konsideroheshin zgjedhje të cenuara”.