Sekretari Kisinger, Lisbona dhe Kosova
Në kujtesën e shumë diplomatëve ka mbetur e fiksuar shprehja e ish-sekretarit të shtetit amerikan Kisinger, i cili në veshtirësi bashkërendimi me Bashkimin Europian shtroi pyetjen: “Nëse duhet të flas me Europën, kujt t’i telefonoj?”.
Vetëm pak ditë më parë udhëheqësit europianë duket se arritën një marrëveshje paraprake për të kapërcyer krizën institucionale të Europës. Kjo krizë arriti pikën më të vështirë në vitin 2005 me bllokimin e Kushtetutës nga dy vendet themeluese të Bashkimit Europian, pikërisht Franca dhe Hollanda.
Arritja e kësaj marreveshje për reformat në BE duket një lajm i mirë në sfidën e të ardhmes së Europës, ajo synon ta bëjë me funksionale BE-në, por akoma jo një bashkim politik dhe aq me pak një supershtet federal.
Një nga elementët thelbësore të kësaj reforme është krijimi i postit të Ministrit të Jashtëm të BE-së. Pra, duket se pas afërsisht 25 vjetësh, do të krijohet mundësia që sekretari amerikan i shtetit të ketë një numër të vetëm me të cilin do të diskutojë për politikën e jashtme të Bashkimit Europian.
Ratifikimi i marrëveshjes dhe funksionimi efektiv do te duhet të marrë jo pak kohë. Udhëheqësit europiane pas bllokimit të Kushtetutes dhe pas krizës institucionale të BE-së, duke ndjerë rrezikun që sërish referendumet kombëtare mund ta rrezikojnë marrëveshjen e re, po tentojnë ta konsiderojnë marrëveshjen e Lisbonës jo si një dokument themeltar të Bashkimit Europian, por një përmirësim të marrëveshjeve ekzistuese. Edhe heqja e simboleve të BE-së nga kjo marrëveshje, vleresohet të jenë argumenta mbështetëse të udhëheqësve europianë, për të shmangur referendumet kombëtare dhe për të ratifikuar marrëveshjen e Lisbones, nëpërmjet ratifikimit parlamentar, i cili vleresohet të jetë më i lehtë.
Euroskeptikët janë bërë më aktivë, ata nuk e pranojnë shmangien e referendumeve. Nuk do te jetë e lehtë për disa vende, sidomos për britanikët.
Kryeminstri Brown e ka shumë të vështirë të gjejë konsensus për të shmangur referendumin. Së pari, sepse e ka premtuar referendumin për reformat e BE-së; së dyti, opozita jo vetëm është këmbëngulëse por ndodhet edhe në një avantazh publik pas konferencave kombëtare të dy partive kryesore; së treti, pas tërheqjes nga zgjedhjet e parakohshme, një sforcim për të shmangur referendumin në një vend ku euroskeptikët janë influentë, do të ishte një goditje e rëndë për Brown dhe Partine Laburiste. Ndoshta britanikët do të duhet të jenë të fundit në vendimin e tyre për mënyrën e ratifikimit të marrëveshjes së Lisbones.
Organizimi apo jo i referendumeve kombëtare do të jetë një debat jo i lehtë publik edhe për vende të tjera,aq me shumeë kur deficiti demokratik ka cënuar jo pak kredibilitetin e vetë BE-së.
Marrëveshja e re ka disa elementë pozitivë në rishpërndarjen e vendeve në institucionet europiane, në procesin vendim-marrës, në krijimin e postit të Ministrit të Jashtem të BE-së dhe zgjatjen e mandatit të Presidentit të Këshillit Europian.
Por, ratifikimi i marrëveshjes, bërja efektive e institucioneve të reja, sidomos ai i Ministrit të Jashtem të BE-së, dë të kërkojnë kohë dhe nuk përputhet me axhendën ndërkombëtare për statusin final të Kosovës.
Është e qartë që cdo vonesë në statusin final të Kosovës i rrit kostot negative jo vetëm për Kosovën.
Një zgjidhje jo e qartë dhe jo definitive, e ardhur kryesisht nga mungesa e qëndrimit të unifikuar të vendeve europiane do teë ishte jo e plotë. Blllokimi i ardhur nga pamundësia e kapërcimit të vetos bllokuese në Kombet e Bashkuara, apo nga veprime të njëanshme dhe jo qartesisht të rakorduara edhe nga institucionet legjitime të Kosovës, mund të mos sjellë rezultatin e dëshiruar, mund të zgjasë kohën e negociatave pa rezultat, kohën e statusit të pa percaktuar, rritjen e krizave ekonomike dhe sociale.
Në këtë kontekst, qëndrimi i unifikuar i vendeve të BE-së është shumë i rëndësishëm, ai nuk zgjidh automatikisht krizeën aktuale, por redukton në maksimum keqpërdorimin e mos unifikimit të qëndrimit europian ndaj zgjidhjes përfundimtare të statusit final të Kosovës.
Duket se unifikimi nuk ekziston, duket se nuk mungojnë interferencat per ta vështiresuar dhe vonuar këtë unifikim.
Testi për unifikimin e qëndrimit europian për statusin final te Kosovës mund të jetë edhe testi më i mirë për seriozitetin, kredibilitetin dhe efikasitetin e marrëveshjes së re të Lisbonës.
Kosova do të jetë testi i parë dhe real i Lisbonës në mënyrë të vecantë për vullnetin real që vendet europiane do të kenë jo thjesht për të emëruar një Minister të Jashtëm të Bashkimit Europian. Krijimi i postit të Ministrit të Jashtem edhe sipas marrvëshjes se re nuk nënkupton dërezimin e sovranitetit kombëtar të politikës së jashteme në kompetencat ekskluzive të Komisionit Europian.
Kosova mund ta “ndihmojë” Europën të testojë marrëveshjen e sapo arritur.
A do të fillojë të përgjigjet telefoni i Ministrit të ardhshem të BE-së? Do të përfaqësojë një zë unik për krizat ndërkombëtare, apo do të shërbejë si një pikë lehtësuese kontakti? Do të jetë ministër i politikës se jashtme të Bashkimit Europian apo zëdhënës i qëndrimit unik ose jo të vendeve të Bashkimit Europian pas takimeve periodike të udhëheqësve europianë?
A do të ndryshojë qëndrimi unik dhe eficent i Europës së Bashkuar në politikën e jashtme apo thjesht do të unifikojë komunikimin me partnerët ndërkombëtarë?
E veshtirë që zgjidhja e statusit të Kosovës të presë aq gjatë sa do të duhet jo thjesht për të emëruar Ministrin e Jashtëm të Europës së Bashkuar, por për të dorëzuar një pjesë të sovranitetit kombëtar në fushën e politikës së jashtme, në domenin e të drejtave eksluzive të Komisionit Europian.
E veshtirë edhe për Ministrin e Jashtëm të BE-së ta fillojë mandatin e tij me sfidën e statusit final të Kosovës. Një mungesë unfikimi e zvarritur e prezanton të dobet pikërisht atë që do të duhet të eleminojë këtë dobësi të trashëguar të Europës së Bashkuar.
Sfidat janë perballë, sfidat janë të vështira, Bosnie-Hercegovina, Kosova, Afganistani, Iraku, Irani, Sudani dhe së fundi Burma dhe vatra të tjera konfliktesh rrezikojnë t’i reduktojnë apo humbasin Europës së bashkuar avantazhin e saj global, si përcuesja më e madhe e lirive themelore.
Avantazhi real i Europës janë vlerat e saj themelore në fushën e demokracisë, vështirësitë për zgjerimet e ardhshme, vështirësitë për qëndrim unik dhe efektiv në politikën e jashtme apo të sigurisë, nuk duhet të cenojë sadopak kufijtë globalë të vlerave europiane.
*Prof. Ass. Dr i Shkencave Ekonomike.
Lektor i Integrimit Europian në Fakultetin Ekonomik të Tiranës