“Bursa ekziston, biznesi le te vije e te listohet tek ajo”
Flet per “KJ”, Drejtoresha e Pergjithshme e Burses se Tiranes, Anila Fureraj
Znj. Fureraj, ne c’situate gjendet aktualisht Bursa e Tiranes? Sa aktive eshte ajo, pasi degjojme ndonjehere te thuhet edhe se ajo “nuk ekziston” ...
Bursa e Tiranes eshte i vetmi treg i organizuar i letrave me vlere, i titujve ne Shqiperi dhe si i tille, ai duhet dhe funksionon pike se pari, duke mbrojtur interesat e investitoreve. Sepse kjo eshte pika kryesore, mbi te cilen duhet te mbeshtetet cdo treg i organizuar. Faktikisht, anetare te Burses se Tiranes jane tre nga bankat qe operojne ne vendin tone, “Raiffeissen Bank”, “Banka Kombetare Tregtare” dhe “Societe General Albania”, si edhe nje kompani brokerimi, sllovene-shqiptar “Capital-Invest”. Anetaret quhen “brokera” dhe kushdo qe do te investoje nepermjet Burses ne tregun e kapitaleve ne Shqiperi, duhet te kontaktoje me to dhe vetem permes tyre mund te tregtojne, “te luajne” ne tregun e Burses. Eshte fare e thjeshte ne fakt, ndryshe nga ajo qe duket si nje gje e parealizueshme dhe abstrakte. Ne qofte se nje individ kerkon te investoje ne tregun e kapitaleve qofte keto aksione apo obligacione, pra letra te pronesise apo letra te borxhit, thjesht duhet te kontaktoje nje nga brokerat e lartpermendur. Dhe pas kesaj, kuptohet duke lidhur nje kontrate, i jep te drejten kesaj kompanie qe te investoje per llogari te ketij klienti. Kjo eshte pjesa investitor, ku anetaret, do te tregtojne ne dyshemene e tregtimit te Burses, pra ajo cfare individe apo kompani te caktuara, do te duan te investojne. Ndersa eshte edhe pjesa tjeter, pra, ajo ku do te investohet. Pikerisht, ne kompani te cilat do te jene te listuara ne Bursen e Tiranes.
Sa kompani gjenden realisht te listuara ne Bursen e Tiranes? Dhe cili eshte interesimi qe paraqesin bizneset per t’u perfshire brenda saj?
Realisht, ne nuk kemi kompani te listuara ne Bursen e Tiranes, por interesimi i disa kompanive te fuqishme ne Shqiperi, ekziston. Dhe kjo renditet ne radhe te pare, sikunder edhe mundesia. Ne fakt, ne kemi organizuar nje sere seminaresh me bizneset duke u shpjeguar deri ne detaj mundesite dhe perfitimet qe do te kene nga listimi ne tregun e Burses se Tiranes. Pastaj nese ata do te vijne apo jo, mbetet zgjedhja dhe zgjidhja e tyre. Sepse mbi te gjitha, ata duhet te jene transparente me publikun. Qe do te thote se bilancet e tyre dhe gjithcka, te behet e tille ne syte e publikut. Ne institucionalisht, i qendrojme idese se gjithcka eshte e kuadratuar ne menyre ligjore dhe biznesi duhet te dije se eshte i mbeshtetur prej nesh per te investuar ne tregun e kapitaleve ne Shqiperi, pasi ky i fundit, ofron mbrojtje te investimeve te tyre.
Por cfare kerkohet konkretisht nga nje kompani qe te mund te listohet ne Bursen e Tiranes?
Shume e thjeshte. Nese nje kompani kerkon te listohet, mjafton te plotesoje kushtet e percaktuara ne Rregulloren e Burses se Tiranes. Duhet patjeter qe te pergatise nje prospekt, i percaktuar ne ligjin “Per titujt” dhe nese i ploteson pikat e tij, atehere pasi merr aprovimin e Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare, mund te kaloje dhe te aprovohet per t’u listuar ne Bursen e Tiranes. Disa nga kerkesat jane: kompania duhet te jete shoqeri aksionere me oferte publike, pasi si e tille, ajo ka mundesine qe te ofroje aksionet e saj per publikun. Sikunder, duhet te listoje te pakten 15% te aksioneve te saj, nese kerkon te jete ne nivelin e pare te tregut zyrtar, ose 10%, per nivelin e dyte, duhet te kene bilancet dhe pasqyrat financiare me rezultat pozitiv, etj. Megjithate pervec tregut zyrtar, ekziston edhe tregu paralel, i krijuar ne Bursen e Tiranes prej dy vitesh, i cili lejon cdo kompani qe pavaresisht se nuk i ploteson kushtet per te hyre ne tregun zyrtar te mund te regjistrohet ne kete treg dhe te pergatitet per t’u listuar me pas ne tregun zyrtar.
Perse tregu zyrtar paraqitet me me shume rendesi per kompanite?
Pasi ai ka nje tjeter prestigj, sikunder ka edhe nje tjeter marketing per kompanite absolutisht teper transparente per te gjithe investitoret, te cilet do te investojne ne kete treg. Gjithsesi, edhe tregu i dyte, paraqet ne vetvete prestigj per kompanite qe perfshihen brenda tij, te cilen nuk e kane kompanite e tjera, per vete faktin se i ben keto kompani teper te besueshme per investitoret e huaj dhe ata vendas. Per kete sherben edhe kriteri i vendosur qe kompanite duhet te kene bilance te certifikuara nga ekspertet kontabel te autorizuar, sikunder duhet te kene edhe nje aprovim te te gjithe aksionereve qe te bejne shitjen e aksioneve. Kujtojme se ne te dy keto tregje mund te investohen si letra te borxhit, edhe te pronesise, pra te emetohen si aksione, ashtu edhe obligacione.
Sa te siguruara jane transaksionet qe ofrohen ne Burse? Domethene sa garanci u jepet kompanive?
Cdo transaksion qe kryhet ne Burse, eshte absolutisht i mbikeqyrur dhe transparent, ne fakt Bursa ne vetvete siguron tregun. Jane brokerat, anetaret e Burses ata qe do te luajne dhe qe do te perfaqesojne klientet dhe veten e tyre ne tregun e Burses. Bursa eshte tregu qe u ofrohet ketyre anetareve per te kryer transaksione ne letra me vlere.
Po nese mund te bejme nje krahasim rajonal, si paraqiten bursat e vendeve te tjera kundrejt nesh? Si bashkepunohet me to?
Ne fakt, bursat e tjera te rajonit, jane krijuar si treg kohe me pare, kane aktivitetin e tyre, kompani te listuara dhe Bursa e Tiranes ka nje bashkepunim te mire me to. Permend ketu, qe ne mars 2012, tete Bursa te rajonit, nder to dhe Bursa e Tiranes, nenshkruan nje marreveshje per bashkepunim te perbashket, per krijimin e nje tregu rajonal qe te jete i aksesueshem nga te gjithe investitoret. Duke qene pjese e nje nisme te tille, e cila mbeshtetet nga Programi per Stabilitetin Financiar i USAID-it, Bursa e Tiranes ben nje hap para per te qene pjese e tregut rajonal. Pra, qe investitoret te cilet duan te investojne, te kene me teper mundesi per te vepruar. E nderkohe, edhe anetaret e Burses sone, te kene me shume lehtesira per te investuar ne tregun rajonal, sepse kjo platforme paraqet lehtesi ne aspektin praktik te investimeve ne tituj.
Kompanite qe ofrohen per privatizim, a duhet qe te listohen me pare ne Bursen e Tiranes?
Sic e thashe edhe me lart, duhet qe te gjithe aksioneret, te bien dakord per te paraqitur interesin e tyre per t’u listuar ne Bursen e Tiranes. Eshte ne varesi te vullnetit te te gjithe aksionereve, nese kompania do te listohet apo jo, bazuar kjo dhe ne parimet dhe praktikat me te mira te Qeverisjes se Korporatave. Bursa e Tiranes eshte treg i hapur dhe mirepret cdo kompani qe vendos te listohet. Ne kemi kontakte me kompani potenciale dhe teper te fuqishme ne tregun shqiptar. Ato e kane deren e hapur, mjafton te marrin vendimin, pasi kushtet i plotesojne.
Atehere mund te themi, se jemi drejt rruges se duhur per krijimin e nje kulture shqiptare te te luajturit ne Burse?
Eshte ne kultivim e siper. Ne ne fakt jemi popull me kulture ne shume sektore e pse jo, edhe ne ate te tregut te kapitaleve.