E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS i thote JO, votimit ne zgjedhje te 16-vjecareve

Partia Socialiste refuzon propozimin e kryeministrit Sali Berisha, per uljen e moshes se votuesve nga 18 vjec ne 16 ne zgjedhje. Te pakten, ky ishte konkluzioni i takimit te djeshem mes dy kryetareve te grupeve te medha parlamentare, Astrit Patozi nga PD dhe Gramoz Ruci nga PS. Ne takimin e zhvilluar ne mesdite mes dy krereve me dyer te mbyllura, u mesua se Ruci shprehu qendrimin kunder te opozites per lejimin e votimit te 16 vjecareve, me argumentimin se eshte shume vone per nderhyrje ne Kushtetute, duke qene se vendi eshte tre muaj para zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare. Mesohet se kreu i grupit socialist u shpreh se per Partine Socialiste, e rendesishme ne keto momente eshte mbarevajtja e zgjedhjeve parlamentare, jo nisma te reja te propozuara se fundmi nga mazhoranca. Ndersa kreu i grupit demokrat, Astrit Patozi nga ana e tij theksoi se nisma e kryeministrit, Sali Berisha eshte nje vlere e shtuar ne procesin zgjedhor te 23 qershorit, ndaj u kerkua edhe nje takim mes paleve me shpresen e gjetjes se nje konsensusi te gjere politik, sic ne fakt kerkohet edhe per ndryshimin e Kushtetutes se vendit. Ashtu si edhe kryeministri Berisha, Patozi mesohet te kete kerkuar mbeshtetje per kete propozim, te nevojshem sipas mazhorances dhe qe aplikohet ne disa shtete te rendesishme. Por propozimi i mazhorances nuk gjeti mbeshtetjen e opozites, pa votat e se ciles nje gje e tille nuk mund te realizohet. Kjo per faktin se per nderhyrjet ne Kushtetute, per te ndryshuar ligjin themeltar te shtetit, nevojiten te pakten 84 vota ne Kuvend, te cilat mazhoranca pa opoziten nuk i ka. Per rrjedhoje, nje propozim i tille, ose do te mbetet si ceshtje ne diskutim te vazhdueshem mes paleve, dy forcave te medha politike por edhe partive te tjera parlamentare, me shpresen e arritjes se nje marreveshjeje, ose do te shtyhet si diskutim per t’u ripare si nje mundesi per zgjedhjet parlamentare te vitit 2017. Vetem pak dite me pare, ne fillim te kesaj jave, kryeministri Sali Berisha propozoi ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, uljen e moshes se votuesve. Madje ai i kerkoi kreut te grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi nisjen e negociatave me grupet parlamentare per nismen e kerkuar prej tij. Ideja e lancuar nga kryeministri per t’u dhene te drejten e votes edhe rreth 100 mije te rinjve nga mosha 16 ne 18 vjec, po diskutohet gjeresisht se fundmi dhe ka marre mbeshtetjen e aleateve kryesor ne qeveri, Levizjes Socialiste per Integrim. Kreu i LSI, Ilir Meta, tha dje se nje gje e tille, duhet te realizohet sa me shpejt.

Berisha: Nuk ndalem, qe 16-vjecaret te votojne

Kryeministri Sali Berisha, tha dje se nuk do te ndaloje ne perpjekjen e tij, derisa te mundesohet votimi ne zgjedhje per 16-vjecaret. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise, Berisha tha u beri ftese te gjitha forcave politike, ta pranojne dhe vene ne jete nje propozim te tille. “Une i siguroj 16-vjecaret e ketij vendi se nuk do te ndaloj kurre perpjekjen time, derisa ata te votojne si qytetaret me te drejte vote te barabarte me qytetaret e tjere. Ftoj te gjithe forcat politike, qe te mos e bejne ceshtje debati dhe karshilleqesh, por ta marrin kete si nje ceshtje te drejte dhe themelore, se paku te 100 mije qytetareve shqiptare, qe mezi presin te paraqiten diten e votimit te firmosin me pergjegjesi me voten e tyre per vendin e tyre ne kater vitet qe vijne”, - tha kreu i qeverise.

Nisma e kryeministrit, 100 mije te rinj ne pritje

Qe prej te henes, qe z.Berisha shpalli nismen ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD, ende te rinjte jane ne pritje te ethshme per t’iu hapur rruga qe te votojne me 23 qershor. Djem e vajza te cilet kane mbushur 16 vjec ose deri ne zgjedhje kane datelindjen, pohojne se pervoja e huaj duhet implementuar edhe tek ne. Ne fakt vende si Austria, Gjermania, apo Brazili i larget kane moshen 16 vjec per votim, e po ashtu edhe disa shtete te tjera, kryesisht ne Evrope po implementojne risine.

Kreu i qeverise argumentoi keshtu, perfshirjen e kesaj kategorie ne votime: “Kjo eshte nje gjenerate krejtesisht tjeter, e pakrahasueshme as edhe me nje gjenerate te vetme ne historine e kombit. Kjo eshte nje gjenerate, e cila u mekua qe ditet e para te jetes me lirine dhe vlerat e saj. Kjo eshte gjenerate e internetit, i cili i ben ata te dine me shume, sesa c’dinin 50 vjecaret para gjenerates se tyre. Kjo jo se ata nuk kishin perkushtim, por se burimet e informacionit qe ta kane, i mbrujne, i maturojne keta me nje sasi dijesh, qe ne e kemi te veshtire ti vleresojme dhe ti marrim me mend”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›