Hapja e “dosjeve”, ndarje nga e kaluara komuniste
Zbardhja dhe transparenca e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, një detyrim moral i shoqërisë shqiptare ndaj jetëve të humbura në vitet e diktaturës komuniste, duket se po zgjidh ngërçin ku kjo çështje kishte hyrë prej tre vjetësh.
Projektligji "Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë", i miratuar dje në Komisionin e Ligjeve, synon të vendosë standarde morale dhe politike për demokracinë në Shqipëri, për ta ndarë atë njëherë e mirë nga e kaluara komuniste, e cila nuk mund të shihet si një çështje e izoluar.
Rreth dy muaj më parë, e ngarkuara federale për hapjen e dosjeve në ish-Republikën Demokratike Gjermane, Marianë Birtler, duke sjellë përvojën gjermane në këtë proces, e vuri theksin tek dy momente kryesore: që përdorimi i ligjit për këtë çështje të mos pengohet nga politika për arsye personale si dhe mohimi i mundësisë për hakmarrje nga ish-të dënuarit ndaj ish-persekutorëve të tyre. Kjo përvojë vlen edhe për realitetin shqiptar ku kapërcimi i së kaluarës shihet si edhe më i vështirë për shkak të nivelit dhe emancipimit të shoqërisë sonë si dhe demokracisë në konsolidim. Me gjithë impaktin që mund të krijojë zbatimi i një ligji të tillë, i miratuar edhe në vendet ish-komuniste të Lindjes, ai sërish sjell një frymë të re në respektimin e të drejtave njerëzore dhe vënien në vend të drejtësisë.
Pastërtia e zyrtarëve të lartë, një nismë e 13 viteve
Shqipëria i ka hedhur hapat e parë në drejtim të verifikimit të pastërtisë së figurave të zyrtarëve të lartë në vitin 1995, vit në të cilin Partia Demokratike, atëherë në pushtet, adaptoi ligjin e zbatuar në Çeki, një tjetër vend post-komunist. Në bazë të këtij ligji u ngrit një komision që bëri një punë serioze për sa i përket verifikimit të figurave. Ndërkohë, me ardhjen në pushtet të PS-së, ky ligj nuk u miratua, por u ngrit sërish një komision verifikimi që funksionoi për verifikimin e të zgjedhurve në Kuvendin e Shqipërisë për dy legjislatura (1997 dhe 2001). PD-ja nuk iu bashkëngjit asnjëherë këtij komisioni që kryesohej nga socialistët.
Hapja e dosjeve në vendet e tjera post komuniste
Sot ka një arkiv të pasur lidhur me qëndrimet e adaptuara nga vendet post-komuniste ndaj kësaj çështjeje. Në tërësinë e tij, ky arkiv ka si pikë të përbashkët hapjen e dosjeve, një tipar ky që bashkon të gjitha ligjet e Evropës ish- komuniste.
Megjithatë, këto ligje kanë edhe dallime serioze mes tyre. Në Poloni, hapja e dosjeve është shoqëruar me procese gjyqësore ndaj gjithkujt që ka ndikuar në dënimin, ndëshkimin apo internimin e qytetarit për bindje politike apo raciale. Ligji polak dënon jo vetëm krimet e kryera nga komunizmi, por edhe krimet e kryera nga nazizmi dhe fillon veprimet e tij nga dita e pushtimit të Polonisë.
Në Gjermaninë Lindore procesi i hapjes së dosjeve është kryer menjëherë pas bashkimit të ish-RDGJ-së me RFGJ-në dhe sot në Gjermani arkivat e ish-Sigurimit të Shtetit (STAS-it) janë të hapura edhe për publikun.
Ndërkohë, vende të tjera kanë preferuar të hapin dosjet dhe të bëjnë transparencën, por nuk kanë shkuar më tutje në vendimmarrje, ashtu sikurse disa vende të tjera hapjen e dosjeve e kanë shoqëruar me largimin nga detyrat e fituara me zgjedhje, emërim apo caktim në administratën publike.