Kryqtari antikomunist
Përpjekjet për të identifikuar ata që ndihmuan apo i shërbyen policisë së fshehtë rumune do të jenë më të vështira pas vdekjes së Konstantin "Tiku" Dumitreskut, një i shpëtuar nga burgjet e ashpra komuniste dhe autori i ligjit të pastrimit kombëtar.
Nga Valentina Pop SET
"Nuk e di pse nuk ka shenjë barazimi midis nazizmit e komunizmit... Kriminelët nazistë janë në burgje, ndërsa ata komunistë, që janë ndoshta edhe më fajtorë, mbeten të pasur e të lirë", - tha "Tiku" Dumitresku vetëm disa muaj përpara vdekjes së tij.
Pasi shpëtoi nga 16 burgjet më të ashpra politike, Dumitresku u bë një nga figurat më të shquara të vendit për të ngjizur ligjet dhe institucionet që trajtojnë të shkuarën komuniste.
Autor i ligjit të pastrimit, nga i cili u distancua më së fundi pasi Parlamenti e zbuti, dhe një anëtar i bordit të Këshillit Kombëtar për Studimin e Arkivave të Sekuritates (CNSAS), Dumitresku vdiq të premten (5 dhjetor) në moshën 80-vjeçare.
Disidenti i vjetër nuk i kurseu grushtet lidhur me sektorët e Rumanisë moderne. Në korrik, ai tha se "sistemi gjyqësor vetë është më i korruptuari" jo vetëm pse magjistratët e rinj përqafojnë korrupsionin dhe një rrugë të shpejtë ndaj pasurive, por gjithashtu, "për shkak se shumë nga gjykatësit kanë rrënjë të Sekuritates komuniste".
Dhe prapë ai mbetej "një optimist", duke vënë në dukje se si rumunët e rinj ruajnë një interes për të shkuarën e vendit të tyre dhe u mblodhën për daljen e kujtimeve të tij në panairin e librit në Frankfurt.
"Unë besoj në mrekullinë për të cilën ky vend është i aftë nga koha në kohë", - përfundonte Dumitresku.
Ai nuk rroi të shihte verdiktin e parë të shpallur nga një gjykatë kombëtare në një rast pastrimi në të cilën gjykata mbajti anën e të paditurit. Pasi CNSAS humbi pushtetin për të gjykuar të tilla raste, ato i morën gjykatat. Ato do të bazojnë vendimet e tyre mbi dosjet dhe rekomandimet e CNSAS.
Gjykata e Bukureshtit lëshoi atë vendim më 5 dhjetor, duke vendosur se megjithëse i pandehuri Dan Trankota, një zyrtar rajonal i Partisë Social-Demokratike (PSD) nga 2000 në 2004 informoi për Sekuritate, ai nuk shkeli ndonjë të drejtë njeriu pasi ato zor se ekzistonin gjatë komunizmit. Ai kështu kundërshtoi kërkesën e CNSAS që gjykata të identifikonte Trankotën si një "bashkëpunëtor të Sekuritate".
Trankota nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi më 17 korrik 1979 me zyrën e Sekuritate në Mehedinti. Me emrin e koduar "Dobrin", ai informoi mbi dy mësues, dy mjekë dhe një familje që i përkiste një kulti fetar.
"Qëndrimi i të pandehurit në bashkëpunim me një autoritet të tillë, si dhe veprimtaritë që ai kreu, janë të përbuzshme... Megjithatë... në një shoqëri të tillë shtypëse, informimi mbi të tjerët prej tij, nuk e justifikon atë që të quhet një bashkëpunëtor i Sekuritate", - lexohet në vendim.
Ky ishte një vendim që kishte gjasa ta zhgënjente Dumitreskun, bazuar në gjithë punën që ai kishte bërë e kishte dëshmuar.