Njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta
Gjashtëdhjetë vjet më parë, më 10 dhjetor 1948, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e mbledhur në Paris, miratoi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, që përbën akoma sot një pikë mjaft të lartë referimi të dialogut ndërkulturor mbi lirinë dhe të drejtat e njeriut.
Me këtë rast, kreu i OKB-së Ban Ki Mun, tha se tani Deklarata Universale mbi të Drejtat e Njeriut nevojitet po aq shumë sa në vitin 1948 kur u hartua dhe u miratua nga Asambleja e Përgjithshme në Paris.
Do të mjaftonte zbatimi i vetëm nenit 1 të Deklaratës Universale e të Drejtave të Njeriut:
Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta. Ata kanë arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri tjetrit me frymë vëllazërimi.
dhe bota do të ishte e ndryshme.
15 vjet më parë me dekretin nr. 506 datë 3.4.1993 Presidenti i Republikës, z. Sali Berisha, aprovoi vendimin e Asamblesë së Republikës së Shqipërisë për futjen e kapitullit për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut në dispozitat themelore kushtetuese ekzistuese.
Ky akt madhor pati parasysh:
që gjatë diktaturës së egër çnjerëzore 46-vjeçare, të partisë shtet në Shqipëri ishin shkelur, mohuar, nëpërmjet terrorit të shtetit të drejtat civile e politike, ekonomike, sociale e kulturore, dhe të drejtat më themelore të njeriut;
që respektimi i këtyre të drejtave përbënte një nga aspiratat më të larta të popullit shqiptar për të garantuar lirinë, drejtësinë sociale dhe progresin demokratik të shoqërisë sonë.
Që prej 15 vjetësh pa dyshim një rrugë jo e shkurtër, e vështirë dhe e mundimshme është përshkuar në vendin tonë në këtë drejtim, por mbetet akoma shumë për të bërë.
Kështu, nëse u referohemi neneve të mëposhtme të dekretit të vitit 1993, ngelet akoma dhe një copë e gjatë rruge për t’u përfunduar.
Kështu, ne jemi dëshmitarë që për motive thjesht politike së paku shkelen vazhdimisht këto nene:
Neni 7
Asnjë nuk mund të konsiderohet fajtor nëse fajësia e tij nuk provohet nga gjykata.
Neni 10
Asnjë nuk mund të deklarohet fajtor mbi bazën e elementeve të mbledhura ilegalisht.
Neni 15
Jeta private e personit dhe dinjiteti i tij nuk mund të shkelen.
Ne nuk mund të ndihemi kurrë të qetë në drejtim të respektimit të të drejtave njerëzore e nuk mund të bëjmë sehir kur gjakmarrja akoma merr jetë njerëzish duke deformuar vlerën e qytetërimit tonë.
Në këto çaste u drejtohem të gjithëve të përfshirë në këtë vorbull të errët t’i kthejnë sytë nga Zoti, e të ndjekin këshillat e tij. Nëse faji është njerëzor, falja është hyjnore.
Ne nuk mund të ndihemi kurrë të qetë kur dhuna në familje mbetet akoma një ndër problemet më të mëdha në shoqërinë shqiptare. Ky problem të cilit nuk i është dhënë rëndësia e duhur, mbështetet akoma nga mentaliteti tradicional dhe patriarkal që për fat të keq akoma ka rrënjë të thella e është rrënjosur thellësisht në kulturën shqiptare.
Ne nuk mund të ndihemi kurrë të qetë kur dhuna mbështetet nga një masë e gjerë e shoqërisë.
Ne nuk mund të ndihemi kurrë të qetë kur shumë gra çdo ditë pësojnë dhunë fizike deri tentativa për vrasje.
Ne nuk mund të ndihemi kurrë të qetë kur gjakmarrja po prek gjithnjë e më shumë femrën shqiptare.
Ne nuk mund të ndihemi kurrë të qetë kur akoma femrat shqiptare i nënshtrohen dhunës seksuale, denigrimit, kërcënimit, kufizimit të lirisë personale, dhunimit ekonomik, marrjes me dhunë të rrogës, pengesave për të gjetur punë ose deri në mbajtjen mbyllur të gruas brenda mureve të shtëpisë.
Ne nuk mund të ndihemi kurrë të qetë kur sipas Amnesty International për vitin 2008, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka shpallur që Greqia ka shkelur konventën evropiane mbi të drejtat njerëzore dhe numri i rasteve të keqtrajtimeve nga policia është shtuar, veçanërisht ndaj emigrantëve. Nëse do t’i kishte vënë veshin këshillave të Evropës, sot Greqia nuk do të përfshihej nga dhuna për të cilën shqiptarët ndiejnë dhimbje sepse ndodh në një vend mik.
Në këtë përvjetor të 60-të të Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut fjalët e arta të Papës Benedikti XVI duhet të shërbejnë si udhërrëfyes:
“Dinjiteti i çdo njeriu është i garantuar me të vërtetë kur të gjitha të drejtat themelore të tij të njihen, garantohen e të inkurajohen, sepse ato janë një dhuratë universale e Zotit i cili u ka dhënë njerëzve inteligjencën dhe lirinë. Le të përpiqemi të vëmë një tullë në ndërtimin e një bote ku çdo qenie njerëzore të ndihet e mirëpritur me dinjitet të plotë, ku marrëdhëniet ndërmjet individëve dhe popujve të rregullohen nga respekti, dialogu dhe solidariteti.”