Kompromis me krimin?!
Komisioni i Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë ka votuar dje kalimin në Parlament të projektligjit për pastërtinë e figurës së zyrtarëve, një draft që nuk ndryshon shumë me atë që ishte publikuar më parë. Duket se ligjvënësit po këmbëngulin për një ligj që ka në themel të tij jo drejtësinë, por kompromisin politik. Siç e deklaroi edhe kreu i këtij komisioni, z. Rusmali, drafti është produkt i një kompromisi politik me opozitën, gjë që tregon qartësisht devijimin e qëllimit, njëherazi, edhe të efekteve të një ligji të tille. Miratimi i këtij projektligji në ditën e 60-vjetorit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut e bën më ironike dhe më të trishtueshme situatën.
Ligji, siç pritej, ka tajitur në mënyrë selektive kategoritë e zyrtarëve, duke përdorur si bazë logjike e juridike jo implikimin në krimet e diktaturës, por pozitat aktuale politike të tyre. Afati kohor, deri më 8 dhjetor 1990, i hapjes së dosjeve dhe përjashtimi nga ky ligj i aferave të qeverive të diktaturës përbëjnë pa dyshim dy momentet më të dyshimta të këtij projektligji. Përse deri më 8 dhjetor 1990? Kjo datë ka vlera të padiskutueshme historike, pasi shënon lëvizjen që çoi në përmbysjen e diktaturës, por nuk thotë asgjë juridikisht. Nëse autorët e projektligjit e konsiderojnë këtë datë si fundin e diktaturës dhe të krimit politik në Shqipëri, po bëjnë një gabim, në mos të qëllimshëm, shumë trashanik. Dihet që persekutimi dhe burgjet politike u mbyllën në Shqipëri në mesin e vitit 1991, pra disa muaj më vonë sesa afati i parashikuar nga projektligji në fjalë, ndërkohë që kjo periudhë ka qenë e njohur për një sërë krimesh politike, sidomos vrasjet dhe keqtrajtimet e atyre që përpiqeshin të kalonin kufirin shtetëror. Dyshoj se përjashtimi i kësaj periudhe kohore nga më të rëndësishmet, ka si qëllim anashkalimin e aktivitetit të policisë sekrete të diktaturës, Sigurimit të Shtetit, në dy momente vendimtare politike e historike: Infiltrimi i agjentëve të tij në lëvizjen antikomuniste apo rekrutimi i aktivistëve të saj dhe më pas në krijimin apo orientimin e partive politike dhe infiltrimin e spiunëve në radhët e tyre, akuza të cilat janë evidente edhe sot. Fakti që përjashtohet nga hapja e dosjeve të diktaturës kjo periudhë, shton dukshëm besueshmërinë e këtyre akuzave. Një tjetër “pafytyrësi” e autorëve të këtij projektligji është lënia jashtë kufizimeve nga ky ligj i dy kategorive të përfshira drejtpërdrejt në krimet e komunizmit: anëtarët e qeverisë dhe sekretarët e parë të partive të rretheve. Nuk dihet kush përfiton tjetër nga ky ligj, por e sigurt është për dy politikanë kryesorë të së majtës ish-komuniste: Skënder Gjinushi, ish-ministër i Arsimit të diktaturës dhe Gramoz Ruçi, ish-sekretar i parë i PP-së në Tepelenë dhe ministër i fundit i Brendshëm i diktaturës. Ky moment duket se është edhe “kompromisi” apo “konsensusi” pozitë - opozitë i cituar nga Rusmali si lajtmotiv i këtij ligji. Ky është pa dyshim një skandal politiko-juridik që të vjen për të vjellë vetëm duke e dëgjuar e jo më të jesh i detyruar ta hartosh, ta votosh apo ta dekretosh. Nuk mund të gjendet një shembull më i pastër i shpërdorimit dhe përdhosjes se shtetit ligjor dhe demokracisë sesa rasti kur fati politik i dy personave detyron devijimin e një ligji që synon çlirimin shpirtëror të qindra mijëra të tjerëve, viktima të diktaturës. Vetë ky moment përbën një qëndrim të pastër diktatorial. A nuk është thelbi i diktaturës pushteti i pakicës? A nuk është e tillë mbrojtja me ligj e interesave të dy personave në dëm të jetëve, sakrificave dhe interesave të qindra mijëra të tjerëve? Nuk e di si e konceptojnë këtë deputetët juristë të Komisionit të Ligjeve, por për mua, besoj edhe për shumicën e shqiptarëve, është më shumë se një skandal, është një krim. E kam përsëritur se lënia jashtë kufizimeve nga ligji të këtyre dy kategorive përbën një nonsens më shumë se juridik. Nëse ka moment ku gjenocidi komunist shfaqet në mënyrën më të plotë e më të vërtetuar, është pa dyshim e drejta për arsim. Janë me qindra shqiptarë që u është mohuar e drejta për t’u arsimuar vetëm për shkak të prejardhjes së tyre nga familje kundërshtare të diktaturës. Pikërisht ky kufizim është përdorur në masë nga “Sigurimi i Shtetit” si formë presioni për të rekrutuar bashkëpunëtorë. Tani projektligji e përjashton nga politika dhe administrata këtë “bashkëpunëtor” që u bë i tillë për të përfituar një të drejtë të mohuar, ndërkohë që nuk pengon atë që në mënyrën më kriminale ia mohoi ketë të drejtë. Në këtë rrjedhë logjike dihet se firmën e fundit për arrestimet politike në mënyrë tërësisht të paligjshme e vinte sekretari i parë i PP-së së rrethit. Përjashtimi i kësaj kategorie nga efektet e ligjit zhvleftëson politikisht dhe moralisht përjashtimin e kategorive të tjera, kryesisht vartës të tij.
Besoj se kjo çështje nuk ka nevojë për shumë argumente. Ajo që nuk mund të anashkalohet, është kompromisi që pjesa e politikës e papërlyer në krime, bën me ish-komunistet vetëm për fatin politik të dy personave. Ky është një moment sa i pakuptueshëm, aq edhe i dyshimtë. Nuk e kuptoj dot detyrimin e PD-së për të vepruar kështu, përveç hipotezës së frikës nga ato që mund të dinë Ruçi e Gjinushi. Gjithsesi, një ligj i tillë, nëse arrin të miratohet në Parlament, do të jetë një turp i vërtetë. Në këtë vijë logjike mendoj se politikisht dhe elektoralisht nga një ligj i tillë, më shumë se diktatura, krimi komunist dhe trashëgimtarët politiko-gjenetikë të tyre, humbet mazhoranca e djathtë, autore e draftit. Natyrisht që nuk pretendoj të ndaj për këtë çështje të njëjtin mendim me djemtë e “sekretarëve të parë”, por gjithsesi, mund t’u fal atyre mungesën e perceptimit të njëjtë moral e politik në raport me krimet e komunizmit, por nuk mund t’u fal dot nonsenset logjike e juridike dhe në mënyrë të veçantë, pafytyrësinë më shumë se parlamentare për talljen “me ligj” të qindra mijëra viktima të krimeve të komunizmit.