Rrëzohet prokuroria, gjyqtarja Hajdari do gjykojë kërkesën e Bashës
Gjykata vendos të jetë Fatmira Hajdari gjyqtarja që duhet të gjykojë kërkesën e paraqitur nga Lulzim Basha për pavlefshmëri të dy kateve procedurale të Prokurorisë së Përgjithshme. Gjyqtari Altin Abdiu, të cilit i ka rënë për short shqyrtimi i kërkesës së prokurorisë për përjashtimin e gjyqtares Hajdari për njëanshmëri, ka vendosur dje ta cilësojë si të pabazuar në ligj këtë kërkesë, duke vendosur rrëzimin e saj. Kjo kërkesë u hodh në short dy ditë më parë dhe seanca për shqyrtimin e saj është zhvilluar paraditen e djeshme. Për të disatën herë gjatë këtij muaji, Gjykata e Tiranës ka rrëzuar Prokurorinë e Përgjithshme dhe kërkesat e depozituara prej saj për çështjen “Durrës-Kukës-Morinë”. Fillimisht u pranua kërkesa e Andi Tomës dhe Armand Telitit për të kundërshtuar zgjatjen e afateve hetimore edhe një muaj për këtë çështje, kërkesë kjo që u pranua nga gjyqtari Tona, duke rrëzuar kërkesën e prokurorit Kraja për shpalljen e moskompetencës për shqyrtimin e kësaj kërkese nga Gjykata e Tiranës, por nga Gjykata e Lartë. Më pas, u rrëzua kërkesa e prokurorit Kraja për shpallje sërish të moskompetencës për shqyrtimin e kërkesës së Bashës për pavlefshmëri të akteve procedurale të cilësimit të tij si i pandehur dhe dërgimit të fletëthirrjes. Dhe, pas rrëzimit të kësaj kërkese, një seancë më parë përfaqësuesi i prokurorisë kërkoi largimin e gjyqtares Hajdari me pretendimin se ishte e njëanshme në proces, kërkesë kjo e rrëzuar dje nga Gjykata e Shkallës së Parë. Në këtë gjykatë nisi javën e kaluar shqyrtimi i kërkesë-padisë së bërë nga avokati mbrojtës i zotit Basha, Zef Nikaj, i cili i “cilëson të paligjshme veprimet e Prokurorisë së Përgjithshme ndaj klientit të tij lidhur me çështjen penale për rrugën “Durrës-Kukës”. Madje, avokati Nikaj i ka konsideruar akuzat dhe veprimet e Prokurorisë së Përgjithshme si tërësisht politike. Po në të njëjtën mënyrë i ka konsideruar këto veprime Andi Toma dhe avokati i tij Gjokutaj, ky i fundit duke iu drejtuar Kryeprokurores Ina Rama me një deklaratë-memorie. Ministri Basha akuzohet nga Prokuroria e Përgjithshme se ka abuzuar me detyrën kur ishte ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit gjatë procedurave për ndërtimin e rrugës "Durrës- Kukës", ndërkohë që vetë ministri i Jashtëm dhe avokati i tij i kanë konsideruar këto akuza tërësisht politike dhe të pabaza. Nën akuzë për të njëjtën çështje është edhe ish-drejtori juridik në këtë ministri, Andi Toma. Dhe ndërkohë që dje u vendos të rrëzohet për herë të tretë Prokuroria e Përgjithshme, sot në Gjykatën e Lartë hidhen goglat për të caktuar gjyqtarin relatues për gjykimin e çështjes “Durrës-Kukës”. Në mbledhjen e mëngjesit të sotëm pritet që gjyqtarët të tërheqin goglat për të përcaktuar 5 gjyqtarët që do gjykojnë në themel çështjen e depozituar disa ditë më parë nga Prokuroria e Përgjithshme.
Somario
Gjyqtari Abdiu ka vendosur dje ta cilësojë si të pabazuar në ligj këtë kërkesë, duke vendosur rrëzimin e saj
Avokati i ministrit Basha, Zef Nikaj, i ka konsideruar akuzat dhe veprimet e Prokurorisë së Përgjithshme si tërësisht politike
Tri kërkesat e hedhura poshtë të Prokurorisë së Përgjithshme
Prokuroria e Përgjithshme është rrëzuar tri herë nga Gjykata e Tiranës, duke hedhur poshtë çdo kërkesë të parashtruar lidhur me çështjen e rrugës Durrës-Kukës. Këto kërkesa janë konsideruar nga gjyqtarët, që i kanë shqyrtuar si të pabaza. Përballja e parë ishte ajo e shqyrtimit të kërkesës së Armand Telitit e Andi Tomës, të cilët kundërshtonin një kërkesë të prokurorit Arben Kraja për shtyrje edhe një muaj të hetimit për çështjen në ngarkim të tyre. Kjo kërkesë, për të cilën nga prokurori u kërkua shpallje moskompetence, u pranua nga gjyqtari Tona, i cili vendosi ndërprerjen e hetimeve të mëtejshme dhe rrëzimin e kërkesës së përfaqësuesit të akuzës për shpallje të moskompetencës për shqyrtimin e kësaj kërkese. Përballja e dytë do të ishte ajo mes avokatit Zef Nikaj që përfaqësonte ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha dhe prokurorit Kraja, për kërkesë-padinë kur kërkohej shpallja e pavlefshmërisë për dy akte procedurale. Kërkesa i ra në short gjyqtares Fatmira Hajdari, e cila pranoi gjykimin e kësaj kërkese, pavarësisht kërkesës së prokurorit për shpallje të moskompetencës për shqyrtimin e kësaj kërkese, e cila sipas tij, i takonte Gjykatës së Lartë për t’u shqyrtuar. Kjo kërkesë u rrëzua nga gjyqtarja Hajdari, e cila vendosi ta gjykojë kërkesën e Bashës. Pikërisht në këtë moment prokurori kërkoi përjashtimin e gjyqtares Hajdari si e njëanshme, duke depozituar një kërkesë, e cila u shqyrtua dje nga gjyqtari Altin Abdiu. Vendimi i djeshëm rrëzoi për të tretën herë Prokurorinë e Përgjithshme, e cila e konsideroi si të pabazuar në ligj kërkesën e përfaqësuesit të akuzës, i cili pretendonte se gjyqtarja Hajdari ishte e njëanshme.
Gjykata e Lartë
Sot, short me gogla për caktimin e gjyqtarëve
Dita e sotme është vendosur nga Gjykata e Lartë për të caktuar gjyqtarët që do gjykojnë dosjen e depozituar të premten e kaluar për rrugën Durrës-Kukës. E shtyrë ditë pas dite për hedhje shorti, dy ditë më parë u vendos që të jetë fundjava dita përcaktuese për 5 gjyqtarët që do gjykojnë çështjen, por jo nëpërmjet shortit elektronik, por duke zgjedhur mes goglave. Gjykimi i një personi me funksion të lartë politik, deputet apo ministër, ndodh për herë të parë në Gjykatën e Lartë, gjë që solli edhe shtyrjen e hedhjes së shortit dhe caktimin e trupit gjykues për gati një javë. Në mbledhjen e sotme të gjyqtarëve do të caktohen ata që do gjykojnë këtë çështje, për herë të parë një ministër, njëkohësisht edhe deputet në Parlament.