Hapja e kutive, 22 deputetë në grevë urie
22 deputetë socialistë dhe më shumë se 180 mbështetës të tjerë, ngujohen në grevë urie, si shkalla më ekstreme për të realizuar transparencën
TIRANË- Sakrifica e opozitës për votën nuk njeh kufij. Pas 8 muajsh bojkotesh dhe protestash grupi parlamentar socialistë hyn në histori dhe vendos të përshkallëzojë qëndrimin e vet dhe të ngujohet në shesh në një grevë urie.
Bëhet fjalë për 22 deputetë socialistë dhe më shumë se 180 mbështetës të tjerë, të cilët kanë pranuar dje të flijohen në një grevë urie, si shkalla më ekstreme për të protestuar për një çështje, që në vijimësi opozita e ka quajtur themelore për demokracinë siç është transparenca e votës.
Vendimi
Vendimi është marrë dje në një mbledhje të jashtëzakonshme të grupit parlamentar, ku siç mësohet të gjithë deputetët që kanë vendosur të ngujohen kanë dalë vullnetar. Një masë e tillë ekstreme nuk është kundërshtuar nga asnjë prej deputetëve, përfshi këtu edhe përfaqësuesit e Lëvizjes për Mendim Ndryshe, të cilët për herë të parë dje janë bërë pjesë edhe e protestës në shesh, megjithëse nuk kanë qenë ekspozuar shumë si kolegët e tyre.
Listën e deputetëve që janë futur në grevë urie e kryeson sekretari për çështjet ligjore në PS Fatmir Xhafaj dhe sekretari për çështjet organizative Blendi Klosi. Ndërkohë që pjesë e saj janë bërë një sërë deputetësh të rinj socialistë, si: Besnik Bare, Artan Gaci, Skënder Hasa, Gazmir Bizhga, Taulant Balla, Armando Subashi, Pirro Lutaj, Ervin Koci, Arben Ahmetaj, Agim Leka, Asllan Dogjani, Gjovalin Kadeli, Ilir Beqja, Eltar Dedaj, Fatos Tushe. Pjesë e këtij grupi deputetësh janë bërë edhe katër deputete femra, Ermonela Felaj, Enkelejda Shkreli, Shegushe Ligori dhe Olta Xhacka, të cilat kanë vendosur të sfidojnë vështirësitë që kërkon një sakrificë e tillë dhe të bëhen pjesë e këtij flijimi për votën. Në grupin e deputetëve grevistë bënë pjesë edhe deputeti Arben Malaj, i cili njihet tashmë si përfaqësues i LMN-së.
Kësaj sakrifice i janë bashkuar edhe një numër i konsiderueshëm qytetarësh, të cilët ashtu si edhe deputetët janë ngujuar dje në çadrat e vendosura në sheshin përballë kryeministrisë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
Delegacioni
Përpjekja e opozitës për të detyruar qeverinë që të pranojë kërkesën për hapjen e kutive nuk do të përqendrohet vetëm në shesh. Kjo pasi në datat 3 dhe 4 Maji një delegacion i grupit parlamentar socialistë do të marrë pjesë në një mbledhje të Komitetit Ndërministror për Stabilizim Asociimit, BE-Shqipëri, ku natyrisht do të diskutohet edhe për situatën më të fundit politike në vendin tonë.
Kështu, pjesë e këtij delegacioni do të jenë deputetët Saimir Tahiri, Ditmir Bushati, Ermelinda Meksi, Valentina Leskaj, si dhe
3 deputetët e tjerë që janë bërë pjesë e grevës së urisë Tauland Balla, Ilir Beqja, Arben Malaj, të cilët mësohet se do të ngujohen pasi të kthehen nga kjo vizitë.
Pjesë e këtij delegacioni do të jenë dhe një grup deputetësh demokrat, si dhe Ministria e Integrimit Majlinda Bregu, ku në prani edhe të komisionerit për zgjerimin Stefan Fyle do të shihen hapat që ka hedhur Shqipëria në kuadër të detyrimeve që lindin nga ky proces.
Natyrisht, përfaqësuesit socialistë në këtë delegacion pritet të ngrenë para përfaqësuesve europianë situatën reale dhe përpjekjet e opozitës për të bërë transparencën e zgjedhjeve. Me praninë e disa deputetëve grevistë, socialistët do të përpiqen që të bindin komitetin, që të dalë me një qëndrim të qartë në deklaratën që do të miratojë për situatën politike në Shqipëri.
22 deputetë socialistë dhe më shumë se 180 mbështetës të tjerë ngujohen në grevë urie, si shkalla më ekstreme për të realizuar transparencën
Hapja e kutive, 22 deputetë në grevë urie
TIRANË - Sakrifica e opozitës për votën nuk njeh kufij. Pas 8 muajsh bojkotesh dhe protestash, grupi parlamentar socialist hyn në histori dhe vendos të përshkallëzojë qëndrimin e vet dhe të ngujohet në shesh në një grevë urie.
Bëhet fjalë për 22 deputetë socialistë dhe më shumë se 180 mbështetës të tjerë, të cilët kanë pranuar dje të flijohen në një grevë urie, si shkalla më ekstreme për të protestuar për një çështje që në vijimësi opozita e ka quajtur themelore për demokracinë, siç është transparenca e votës.
Vendimi
Vendimi është marrë dje në një mbledhje të jashtëzakonshme të grupit parlamentar, ku siç mësohet të gjithë deputetët që kanë vendosur të ngujohen kanë dalë vullnetar.
Një masë e tillë ekstreme nuk është kundërshtuar nga asnjë prej deputetëve, përfshi këtu edhe përfaqësuesit e Lëvizjes për Mendim Ndryshe, të cilët për herë të parë dje janë bërë pjesë edhe e protestës në shesh, megjithëse nuk kanë qenë ekspozuar shumë si kolegët e tyre.
Listën e deputetëve që janë futur në grevë urie e kryeson sekretari për çështjet ligjore në PS, Fatmir Xhafaj dhe sekretari për çështjet organizative, Blendi Klosi. Ndërkohë që pjesë e saj janë bërë një sërë deputetësh të rinj socialistë, si: Besnik Bare, Artan Gaci, Skënder Hasa, Gazmir Bizhga, Taulant Balla, Armando Subashi, Pirro Lutaj, Ervin Koci, Arben Ahmetaj, Agim Leka, Asllan Dogjani, Gjovalin Kadeli, Ilir Beqja, Eltar Dedaj, Fatos Tushe.
Pjesë e këtij grupi deputetësh janë bërë edhe katër deputete femra, Ermonela Felaj, Enkelejda Shkreli, Shegushe Ligori dhe Olta Xhacka, të cilat kanë vendosur të sfidojnë vështirësitë që kërkon një sakrificë e tillë dhe të bëhen pjesë e këtij flijimi për votën.
Në grupin e deputetëve grevistë bënë pjesë edhe deputeti Arben Malaj, i cili njihet tashmë si përfaqësues i LMN-së. Kësaj sakrifice i janë bashkuar edhe një numër i konsiderueshëm qytetarësh, të cilët ashtu si edhe deputetët janë ngujuar dje në çadrat e vendosura në sheshin përballë kryeministrisë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
Delegacioni
Përpjekja e opozitës për të detyruar qeverinë që të pranojë kërkesën për hapjen e kutive nuk do të përqendrohet vetëm në shesh. Kjo pasi në datat 3 dhe 4 maj një delegacion i grupit parlamentar socialist do të marrë pjesë në një mbledhje të Komitetit Ndërministror për Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri, ku natyrisht do të diskutohet edhe për situatën më të fundit politike në vendin tonë.
Kështu, pjesë e këtij delegacioni do të jenë deputetët Saimir Tahiri, Ditmir Bushati, Ermelinda Meksi, Valentina Leskaj, si dhe 3 deputetët e tjerë që janë bërë pjesë e grevës së urisë Tauland Balla, Ilir Beqja, Arben Malaj, të cilët mësohet se do të ngujohen, pasi të kthehen nga kjo vizitë.
Pjesë e këtij delegacioni do të jenë dhe një grup deputetësh demokrat, si dhe Ministria e Integrimit, Majlinda Bregu, ku në prani edhe të komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle, do të shihen hapat që ka hedhur Shqipëria në kuadër të detyrimeve që lindin nga ky proces.
Natyrisht, përfaqësuesit socialistë në këtë delegacion pritet të ngrenë para përfaqësuesve europianë situatën reale dhe përpjekjet e opozitës për të bërë transparencën e zgjedhjeve. Me praninë e disa deputetëve grevistë, socialistët do të përpiqen që të bindin komitetin që të dalë me një qëndrim të qartë në deklaratën që do të miratojë për situatën politike në Shqipëri.