Ligji kundër diskriminimit, HRW: Fitore ndaj paragjykimeve
NJU JORK– Human Rights Watch nëpërmjet një letre drejtuar kryeministrit Sali Berisha kanë përshëndetur ligjin për Mbrojtjen nga Diskrimiminimi, i miratuar nga ligjvënësit shqiptarë në 4 shkurt 2010. Sipas HRW, ky ligj është një hap përpara në sigurimin e të drejtave të barabarta për të gjithë.
“Me këtë hap Shqipëria ka treguar lidership në përpjekjet e saj për të siguruar barazi për të gjithë qytetarët”, i tha kryeministrit Berisha, Boris Dittrich, drejtor i programit për LGBT në Human Rights Watch. “Ligji parashikon një sërë masash, që nëse zbatohen do të ndihmojnë në ndërtimin e një shoqërie të hapur, ku të gjithë qytetarët të mund të jetojnë të lirë”.
Në letrën zyrtare të Human Rights Watch drejtuar kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, Boris Dittrich u kërkon autoriteteve vendase që të sigurojnë se si zyra e re e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ashtu edhe Ministria e Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta të kenë staf të mjaftueshëm për të udhëhequr përpjekjet kundër diskriminimit në Shqipëri.
“Ky ligj është një premtim i rëndësishëm – por që është vetëm në fillimet e tij”, tha Boris Dittrich. “Tashmë është detyrë e qeverisë shqiptare që të bëjë të mundur që të gjitha masat e parashikuara nga ligji të zbatohen”.
Human Rights Watch ofron prej mëse një viti, mbështetje për Shqipërinë në mbrojtjen qytetare nga diskriminimi, në përputhje me standartet ndërkombëtare.
(m.a/BalkanWeb)