Hapja e kutive, Berisha: Kërkesa antikushtetuese
Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kreu i saj Berisha ka vlerësuar se kërkesa e Partisë Socialiste është antikushtetuese.
“Kërkesa për kutitë është e kundraligjshme, pasi ajo bie ndesh me Kushtetutën e vendit. Kam dëshirë të plotësojë kërkesa e opozitës, por ato janë të jashtëligjshme”, theksoi Berisha.
Duke këmbëngulur për moshapjen e kutive të votimit, shefi i maxhorancës theksoi se Rama është i lirë të protestojë në të katër anët e vendit.
Kryeministri tha më tej, se qeveria nuk ka mekanizëm për ndërmarrjen e një procesi të tillë. Duke sjellë rastin e Greqisë dhe Afganistani, të përmendura nga Rama si raste që hapur kutitë, Berisha tha se edhe në vendin janë rinumëruar votimet, ndërsa hapja e tyre tani është e pa mundur.