Leskaj: Parlamenti nuk kontrollon ekzekutivin
Deputetja Valentina Leskaj, tha sot se konstatimi i Raportit të BE-së lidhur me kontrollin e Parlamentit mbi Ekzekutivin është një ndër problemet më të mëdha të funksionimit të demokracisë në vend.
“Një demokraci nuk mund të jetë funksionale për sa kohë që raportet parlament – ekzekutiv, janë raporte të përmbysura duke krijuar një situatë absurde. Janë të përmbysura jo vetëm për shkak të refuzimit të Kreut të qeverisë për raportimin në parlament edhe për çështje shumë të rënda siç ishte ajo e Gërdecit, që u pagua me jetë njerëzish, po që shkojnë deri te komandimi i axhendës dhe rregullave të funksionimit të parlamentit”, theksoi ajo.
Edhe një herë sot, ajo ka ripërsëritur se kërkesa e opozitës dhe gjithë popullit opozitar për të hapur kutitë, është kërkesë legjitime. “Respektimi i kësaj kërkese jo vetëm do të zbardhë të vërtetën e 28 Qershorit, por do të zhbllokohet edhe jeta parlamentare që i hap rrugë dialogut politik në parlament dhe reformave që i nevojiten vendit”, vijon Leskaj.