Hapja e kutive, Rama fton shqiptarët në protesta
Autori i Lajmit: red.
Thirrja
Protesta më 10 tetor për t i kërkuar kryeministrit Sali Berisha hapjen e kutive të votimit dhe për të zbardhur të vërtetën e 28 Qershorit. Kjo është kërkesa që Kryetari i Partisë Socialiste u drejtoi dje shqiptarëve, të cilët, sipas tij, nuk duhet të vazhdojnë të qëndrojnë kokulur. Transparencës së zgjedhjeve Rama i shton dhe gjendjen e rënduar, sipas tij, të krijuar në vend. Sipas Ramës, Berisha gënjen veten, nëse vazhdon vetëm të thërrasë opozitën të hyjë në Kuvend, sepse ai do të përballet me popullin opozitar të shumicës. Lidhur me qëndrimet e ndërkombëtarëve për të hyrë në Kuvend, ai pohoi se asnjëherë nuk do të heshtë së falënderuari partnerët ndërkombëtare për atë çka bëjnë për Shqipërinë. Ai shtoi se ndan me ta mendimin se vendi i duhur për dialog është Parlamenti dhe mezi pret të plotësohen kërkesat minimale për të hyrë në Parlament. Ideja e protestave, e hedhur 3 javë më parë nga Rama, është mbështetur dhe nga aleatët e tij opozitarë.
Thirrja
“Veshët e shurdhër të Sali Berishës ndaj kërkesave tona tërësisht legjitime për të bërë transparencën e plotë të zgjedhjeve të 28 Qershorit, vullneti i mbrapshtë për të mos lejuar hapjen e kutive ku mbahet mbyllur në mënyrë të paligjshme e vërteta e 28 Qershorit, përshkallëzimi i hakmarrjes politike të pushtetit të grabitur më 28 qershor ndaj njerëzve që flaken nga puna pse janë përfshirë në aktivitetin elektoral të opozitës, gjendja e rëndë e vendit dhe e shoqërisë në kushtet e thellimit të krizës së demokracisë, të shtetit të së drejtës dhe ekonomisë, e vendosin tërë opozitën shqiptare, grupet politike e shoqërore dhe çdo individ që refuzon të jetojë kokulur në një vend ku s ka asnjë barazi para ligjit e ku çdo liri dhe e drejtë është e kërcënuar pa pushim, përpara detyrimit patriotik që të bashkohet në një front proteste kundër këtij pushteti të ngritur mbi manipulimin, korrupsionin elektoral e mashtrimin publik”, - pohoi dje Rama. Prandaj ai ftoi gjithë socialistët të protestojnë më 10 tetor për të kundërshtuar këtë situatë. “Partia Socialiste i fton të gjithë, të shtunën e ardhshme, më 10 tetor, në manifestimin e parë të protestës për hapjen e kutive të votimit ku fshihet e vërteta e 28 Qershorit, ku mbahen peng liritë e të drejtat e shumicës, ku është burgosur ligji dhe ku e kanë burimin padrejtësitë që po shtohen në kurrizin e njerëzve”, - tha ai. Sipas Ramës, Sali Berisha gënjen veten, nëse mendon se do ta shtyjë gjatë, duke bërë shurdhin dhe duke ftuar opozitën të hyjë në Parlament, pa plotësuar kërkesën e saj elementare për hetimin e procesit zgjedhor që nuk duhet të përsëritet më kurrë në të ardhmen. Rama, duke iu drejtuar Berishës, pohoi se ai do të përballet me popullin opozitar të shumicës dhe opozitën e dialogut dhe të konsensusit që ndërtoi një proces historik mirëkuptimi në të mirë të vendit dhe të reformave integruese në NATO e në BE. Ne do t i japim fund, tha ai, pushtetit të tij në qoftë se ky pushtet nuk i hap rrugë transparencës së zgjedhjeve të shkuara për t i mbyllur rrugë manipulimit dhe korruptimit të zgjedhjeve të ardhshme.
Ndërkombëtarët
Rama ka reaguar dhe për ftesat e ndërkombëtarëve, të cilët ditët e fundit kanë përsëritur në mënyrë të vazhdueshme nevojën që opozita të shkojë në Kuvend. “Asnjëherë nuk do të rresht së falënderuari miqtë e partnerët tanë ndërkombëtarë, për gjithçka kanë bërë e bëjnë për Shqipërinë, ashtu sikundër i falënderoj edhe për shqetësimin e deklaratat e tyre lidhur me gjendjen aktuale”, - tha Rama. Kryesocialisti pohoi se ai ndan me ta mendimin se vendi i duhur për dialogun politik në një demokraci normale është parlamenti dhe mezi pret që të plotësohen kërkesat tona normale për të hyrë në Parlament. Sepse pikërisht parlamenti ka forcën ta bëjë deri në fund atë që ne kërkojmë, hetimin e zgjedhjeve të 28 Qershorit, duke filluar nga hapja e kutive.
“Por, për sa kohë nuk ka asnjë vullnet nga pala në pushtet për ta lejuar hetimin, për t i hapur kutitë, për të na dhënë mundësinë të luajmë rolin tonë njësoj si në një demokraci normale, ne do të ndjekim rrugën alternative, duke e marrë frymëzimin tek shembujt e shkëlqyer të historisë së vjetër e të re të botës demokratike ku duam të integrohemi dhe ku askush nuk guxon të manipulojë votat, të marrë peng kutitë e votimit, të nxjerrë kriminelë nga burgjet për të mbështetur pushtetin në fushatë, të hapë shkollat të dielën për t i çuar nxënësit kope në mitingun e qeverisë, t u presë ndihmën ekonomike familjeve të varfra që nuk votojnë për pushtetin apo, më zi akoma, të heqë nga puna qytetarë që shfaqen pro opozitës”, - përfundoi Rama. Ideja e konkretizuar për protesta është hedhur që në fillim të shtatorit kur pas një takimi me drejtuesit vendorë ai tha se do t u qëndrojnë kushteve të tyre për të hyrë në Kuvend. Dhe ashtu siç pritej, pas rizgjedhjes në krye të PS-së, Rama ka konkretizuar këtë ide, e cila është mbështetur dhe nga aleatët.
Mbështetja e aleatëve
Pak ditë më parë, kryesocialisti ka zhvilluar një takim me aleatët e tij, Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Vangjel Dule dhe Erion Veliaj. Pas diskutimit të situatës aktuale politike, është mbështetur ideja e kryetarit Rama për bojkotin e Kuvendit. Pas takimit, Paskal Milo tha se krerët e opozitës kanë rikonfirmuar bindjen për të mos u bërë pjesë e Parlamentit deri në plotësimin e kushteve, që kanë të bëjnë me atë që ata e quajnë “zbardhje të krimit elektoral të 28 Qershorit”. Milo bëri të ditur pas takimit se opozita do të vazhdojë bojkotin e Kuvendit deri në plotësimin e kushteve. “Opozita shqiptare kërkon patjetër hapjen e kutive të votimit, sepse aty fshihet e vërteta e manipulimit të zgjedhjeve dhe pa transparencën që është kërkuar për t u trajtuar në këto kuti votimi, opozita nuk do të jetë e pranishme në Kuvendin e Shqipërisë”, - tha ai. Ai ka shtuar më tej se aleatët po diskutojnë për gjetjen e një mënyre të re të organizimit të së majtës gjë që do të sjellë dhe përshkallëzimin e reagimit politik të opozitës. “Tashmë është më tepër se kurrë e domosdoshme që opozita të unifikohet dhe të bashkërendohet. Do të ketë takime të tjera në të cilat do të diskutohet për kalimin në një fazë tjetër të veprimit opozitar”, - ka theksuar Milo, ndërsa ka shtuar se nuk përjashtojnë dhe protestat popullore nëse mazhoranca do të tregohet indiferente ndaj kushteve. Mbështetjes së aleatëve opozitarë i është shtuar dhe ajo e kreut të Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, i cili ka pohuar bojkot të Kuvendit deri në hapjen e kutive ose rrëzim të qeverisë. Dhe demokristiani Nard Ndoka ka mbështetur këtë ide pas një takimi të zhvilluar me Ramën, ndërkohë që dy ditë më parë publikoi dhe fakte, sipas të cilave, tregohej manipulimi që komisionerët demokratë kishin bërë me votat e PDK-së në Shkodër. Pavarësisht këmbënguljes së opozitës dhe partive të djathta, Berisha ka deklaruar prerë se nuk do të plotësojë këto kërkesa, sepse verdikti i ndërkombëtarëve e ka dhënë gjykimin e tij për zgjedhjet.
Kushtet
Komision hetimor për zgjedhjet
Administrimi i çdo materiali zyrtar, dëshmie apo dokumenti që lidhet me zgjedhjet, përfshirë materialet zgjedhore që ndodhen në kutitë e votimit.
Identifikimi i përgjegjësive të të gjithë zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë apo administratës së burgjeve që kanë pajisur me leje lirimi të përkohshme gjatë periudhës elektorale 29 maj - 28 qershor 2009, persona të dënuar. Evidentimi dhe rikthimi në pozicionin e mëparshëm të punës të të gjithë punonjësve të shtetit në administratën vendore e qendrore ose në çdo ent publik, të pushuar nga puna për shkaqe politike.
Identifikimi i përgjegjësive që kanë përdorur funksionet dhe asetet publike në shërbim të fushatës elektorale të PD-së.
Përshpejtim i hetimeve për zbardhjen e vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi, me asistencë të pavarur hetuesish ndërkombëtarë.
Garantimin e paritetit numerik maxhorancë-opozitë në përbërjen dhe drejtimin e komisioneve të përhershme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Ky lajm është publikuar: 02/10/2009