Ish-socialisti Idrizi bashkohet me mazhorancën në Kuvend
Autori i Lajmit: red.
Partia për Drejtësi dhe Unitet do të jetë gjatë seancës së radhës parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. Ky qëndrim është bërë i njohur nga deputeti i kësaj partie, Shpëtim Idrizi. “Do të hyjmë në Kuvend, sepse të gjithë të zgjedhurit e popullit, sikurse janë deputetët, janë zgjedhur për të përfaqësuar elektoratin. Unë jam zgjedhur deputet në qarkun e Vlorës dhe sigurisht që aspirata ime kryesore është të jem në Kuvend për të bërë diçka për gjithë qytetarët e tij”, - ka pohuar ai. Ish-deputeti socialist ka ndryshuar në këtë mënyrë qëndrim për bojkotin e Kuvendit pas largimit nga PS. Ai është shkëputur tashmë dhe nga “Lëvizja për Mendim Ndryshe” në PS duke uruar që aty gjërat të shkojnë mirë, pasi opozita është një institucion shumë i rëndësishëm i të gjithë politikës shqiptare. “Unë nuk ika nga PS për shkak të ndonjë qejfmbetjeje apo përplasjeje, por kam menduar që për çështjen kombëtare nuk e gjeja dot hapësirën e nevojshme në PS, por jashtë saj. Dhe duke krijuar një parti të re, do të kem mundësinë të jem një zë bashkë me deputetin Tahiri”, - ka pohuar ai. Lidhur me pozicionin e ardhshëm të kësaj partie, Idrizi nuk ka pranuar të shprehet duke pohuar se është herët për t i dhënë një përgjigje pyetjes, pasi PDU nuk është një parti ideologjike. “Ne kemi disa çështje të rëndësishme kombëtare pjesë të programit tonë, të cilat për ne janë të panegociueshme. Ne do të hyjmë në bisedime me të gjithë spektrin politik shqiptar, pa përjashtim dhe të gjithë ata që do të na mbështesin për pjesë të rëndësishme të programit tonë, me ata do të hyjmë në marrëveshje në radhë të parë, programore”, - tha ai. Lidhur me emrin e partisë, ai ka sqaruar se ajo përcjell qëllimin për të cilin është krijuar. Më tej, në mbrojtje të programit të kësaj partie, ai ka pohuar se Shqipëria ka nevojë të ketë një parti me konotacion të fortë të çështjes kombëtare, pasi nga analiza rezulton që dy partitë e mëdha shumë herë e kanë të vështirë të marrin pozicione mbrojtëse për elemente të caktuara të çështjes kombëtare. “Për ne, problemi kombëtar është çështje e gjerë, që vazhdimisht, e ballafaquar me kohën, ndryshon, por fatkeqësisht për Shqipërinë, çështja kombëtare me hapa përparimi sporadike është prapë në problematikën e Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Përparim ka njohur vetëm çështja e Kosovës dhe ne sot jemi të lumtur që ajo është e pavarur. Mendojmë se për elementë të tjerë të çështjes kombëtare, herë-herë ka edhe regres, sikurse është dhe çështja çame. Përtej kësaj, mendojmë se një element i rëndësishëm i çështjes kombëtare lidhet me faktin se 25-30 % e popullsisë është në emigrim dhe mendojmë që duhet të ushtrojmë një trysni reale mbi shtetin shqiptar, që ky të krijojë institucione specifike, që të merren me integrimin e këtyre faktorëve”, - ka deklaruar Idrizi. Ai tha se, si parti, kanë analizuar dhe instrumentet e nevojshme për ta bërë këtë, ndaj do t i kërkojnë qeverisë që të krijohet një Komitet Kombëtar i Diasporës, i cili të koordinojë të gjithë këta elementë si dhe faktorin emigrant, por dhe të shqiptarëve të tjerë që jetojnë jashtë trevave shqiptare, në mënyrë që ata të ndjejnë kujdesin, mbështetjen e shtetit shqiptar. “Gjithashtu, mendojmë që elementi tjetër i rëndësishëm ku do të ushtrojmë trysni, do të jetë edhe çështja e unifikimit kulturor e gjuhësor të të gjitha trevave shqiptare,- është shprehur ai. Lidhur me PDI-në, ai ka pohuar se ishte e pamundur zhvillimi i ideve të tyre brenda saj, prandaj krijuan parti të re.
Ky lajm është publikuar: 02/10/2009