Makinat e deputetëve, urdhri i Kuvendit, para miratimit të vendimit në Qeveri
Autori i Lajmit: red.
Qeveria miratoi një ditë më parë, më 30 shtator 2009, vendimin për heqjen e makinave zyrtare nga përdorimi për deputetët, ndërkohë që Kuvendi i Shqipërisë ka tentuar ta realizojë këtë para se vendimi të miratohej në Qeveri. Me anë të një shkrese zyrtare drejtuar të gjithë deputetëve, më 18 shtator 2009 (12 ditë para miratimit të vendimit në Qeveri), Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Albert Kushti, “kërcënon” deputetët që të dorëzojnë menjëherë automjetet zyrtare që kanë në përdorim. Sipas letrës, nëse deputetët nuk dorëzonin makinat e Kuvendit, atëherë ato do të bllokoheshin nga forcat e Policisë së Shtetit. Një kërcënim i tillë, për kohën kur ka shkuar në adresë të deputetëve, duket i pabazë për shkak se në datën që mban “ultimatumi” i Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, nuk ka pasur asnjë vendim me fuqi ligjore për konfiskimin e makinave të deputetëve. Vendimi në fjalë, i cili ka fuqi ligjore, me titull “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët e lartë dhe nëpunësit civilë”, është miratuar ditën e mërkurë në Qeveri. Sipas vendimit, shteti shqiptar do të realizojë transportin me automjete zyrtare vetëm për Presidentin e vendit, Kryetaren e Kuvendit, Kryeministrin dhe drejtuesit e institucioneve kushtetuese si dhe të ministrave. Ndërsa drejtuesit e strukturave të tjera do të marrin bonus në bazë të bazë të kategorive ku ata bëjnë pjesë. Janë plot 4 kategori që përcaktojnë ndarjen e tyre dhe marrjen e bonuseve përkatësisht 450 mijë, 350 mijë, 300 mijë dhe 200 mijë lekë.
Ky lajm është publikuar: 02/10/2009