E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Grup pune për kontrollin e koncesioneve

Ministri: Koncesionet e ACR-së do të verifikohen, jo heqje licence

Prifti, raportim çdo javë para mediave

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti, ka qetësuar dje minatorët e minierës së Bulqizës, të uzinës së Elbasanit dhe Burrelit, të cilët dy ditë më parë zbritën në Tiranë me frikën se do të kumbisnin punën, duke deklaruar se nuk do të ketë heqje licence, por verifikim të koncesioneve të ACR-së. Ministri Prifti në një konferencë shtypi të mbajtur dje, të cilën premtoi se do ta zhvillonte çdo fundjavë, ka qartësuar edhe një herë qëndrimin e tij për problemin e koncesioneve të ACR-së, ish-Darfo, duke deklaruar se objekt kontrolli i dikasterit të tij do të jenë gjithë kontratat koncesionare dhe jo vetën njëra syresh. Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, ka zbutur qëndrimin e tij në raport me koncesionin e kromit për kompaninë ACR. Ministri Prifti tha dje se grupi i punës që është ngritur në këtë ministri nuk heq koncesione, por është i ngarkuar për t’i verifikuar ato. “Nuk ka thënë askush që do të hiqet koncesioni që ka kompania ACR ose ish-Darfo në Elbasan. Shqetësimi është ngritur. Ata kanë dy konvencione, Burrel dhe Bulqizën, kanë edhe Elbasanin. Në Elbasan, nga sa rezulton nga një kontroll paraprak i koncesionit, gjërat ecin në ritmin e duhur dhe investimet bëhen si duhet. Në Burrel dhe në Bulqizë, pothuajse asnjë gjë nuk ecën në ritmin e duhur. Ai koncesion do të jetë objekt i këtij grupi pune së bashku me shumë koncesione të tjera që janë dhënë për t’u verifikuar. Në të gjitha rastet, nëse rezultojnë shkelje flagrante të marrëveshjeve koncesionare, mungesë e theksuar e respektimit të ligjit dhe sidomos e kushteve të sigurisë, ato koncesione do të hiqen”, - tha Prifti. Reagimi i ministrit Prifti dy ditë më parë ka nxitur reagimin e minatorëve të Bulqizës dhe punonjësve të uzinës së Burrelit të cilët protestuan para ministrisë dhe kërkuan takim me drejtuesit e METE-s. Pas takimit që ata zhvilluan me sekretarin e përgjithshëm të METE-s, Durim Kraja, morën premtimin se çdo gjë do të marrë zgjidhje, duke sheshuar problemet e ngritura. Kështu, një ditë më pas, ministri Prifti ka qetësuar punonjësit dhe minatorët, duke i lënë ata të qetë të vazhdojnë punën e tyre pranë koncesioneve që menaxhon ACR. “Zbatimi i ligjit për koncesionarët që nuk zbatojnë detyrimet, nuk do të sjellë asnjë largim nga puna të minatorëve, por përkundrazi, synon të rrisë punësimin, kushtet e sigurisë dhe të ardhurat e minatorëve, të cilët për hir të së vërtetës, shfrytëzohen nga disa subjekte”, - tha Prifti.

Risia e tregut shqiptar, AMC, pika shitjesh të lëvizshme

AMC, operatori i parë në vend i telefonisë së lëvizshme, sjell një risi në treg, pika shitjesh dhe asistence të lëvizshme. AMC, për herë të parë në Shqipëri u ofron qytetarëve edhe dyqane të lëvizshme. Dyqanet e lëvizshme mund të ofrojnë të njëjtën gamë shërbimesh si dyqanet e tjera AMC në vend. Abonentët mund të blejnë në to Alba Karta, AMC Karta, What’s Up dhe paketa të tjera ekskluzive AMC të komunikimit me parapagesë. Përveç këtyre, mund të blejnë karta rimbushëse, mund të rimbushin numrin me AMC Fleksi dhe të informohen për tarifat e programeve me kontratë të AMC. AMC është gjithmonë pranë qytetarëve, pavarësisht vështirësive gjeografike apo kohore. Mbulimi me sinjal AMC është më i miri në vend, ndërsa rrjeti i dyqaneve AMC është më i madhi. Për ta bërë sa më të prekshme telefoninë celulare, AMC sjell edhe dyqanet e lëvizshme. Ato përshkojnë rrugët e vendit, duke u dhënë përparësi zonave të veçuara. Këto dyqane mund të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë ditës, në përputhje me nevojat e konsumatorëve në zonën ku ndodhen. Projekti, megjithëse është në fazën fillestare, është shtrirë në një hapësirë të gjerë. Vitin e ardhshëm pritet të qarkullojnë më shumë dyqane të lëvizshme AMC në vend, të cilat do t’i shërbejnë një numri më të madh qytetarësh.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›