E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapja e kutive, Swoboda: Duhet pranuar vendimi i gjykatës

Nese gjykata ka vendosur se nuk ka dicka per tu korrigjuar, atehere duhet pranuar vendimi i saj. Keshtu i eshte pergjigjur pyetjes per hapjen e kutive europarlamentarin Hannes Swoboda. Ne nje interviste per DW ai eshte shprehur se në qoftë se një shtet nuk i zgjidh vetë problemet, kjo do të thotë që ai nuk është pjekur akoma për t'u bërë anëtar i BE-së. Mes te tjerash europarlamentari thote se Bashkimi Evropian, eshte kunder bojkotit, dhe se tashme duhet te shihet se si mund te kalohet kjo bllokade.

"E mundur është gjithçka në se njeriu do, por në qoftë se gjykata ka
vendosur se nuk ka diçka për t'u korigjuar, atëhere vendimi i saj duhet
pranuar, megjithëse njeriu nuk është i kënaqur. Sido që të jetë, grupet e
mëdha duhet të shohin se si mund ta kapërcejnë këtë krizë. Ne nuk mund
t'i zgjidhim problemet e brendshme. Në qoftë se një shtet nuk është në
gjendje t'i zgjidhë vetë problemet e brendshme, ne nuk mund t'i zgjidhim
ato nga jashtë. Ne mund të japim udhëzime, mund  të kryejmë bisedime me
ta, gjë që e kemi bërë shpesh, madje edhe unë personalisht. Por në fund
të fundit është vetë shteti ai dhe po ashtu politikanët që duhet t'i
zgjidhin problemet. Sepse në qoftë se një shtet nuk i zgjidh vetë
problemet, atëhere kjo do të thotë që ky shtet nuk është pjekur akoma
për t'u bërë anëtar i BE-së", ka deklaruar Swoboda.

Anisa Braho

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›