Swoboda: Zgjidhni problemet, dëmtoni imaxhin në BE
BRUKSEL- Gjatë një interviste për Dojce Velle, deputeti i Parlamentit Europian, Hannes Swoboda ka deklaruar se një shtet që nuk i zgjidh dot vetë problemet, duke iu referuar kështu Shqipërisë, do të thotë që ai nuk është pjekur akoma për tu bërë anëtar i BE-së. "Dua të them që ne jemi kundër bojkotit parlamentar. Deputetët janë zgjedhur që të marrin pjesë në parlament. Ky është tani një shans për kapërcimin e krizës. Berisha dhe qeveria e tij duhet të bëjnë propozime për Partinë Socialiste në opozitë dhe opozita duhet të mundohet që të kthehet në parlament me një strategji për të bërë një opozitë të fortë. Roli i opozitës është në parlament" - deklaron europarlamentari.Pyetjes se përse Brukseli dhe Strasburgu kanë heshtur deri tani dhe nuk ka reaguar, zoti Swoboda i përgjigjet: “Ne nuk mund t'i zgjidhim problemet e brendshme. Në qoftë se një shtet nuk është në gjendje t'i zgjidhë vetë problemet e brendshme, ne nuk mund t'i zgjidhim ato nga jashtë. Ne mund të japim udhëzime, mund të kryejmë bisedime me ta, por në fund të fundit është vetë shteti dhe po ashtu politikanët që duhet t'i zgjidhin problemet. Sepse në qoftë se një shtet nuk i zgjidh vetë problemet, atëherë kjo do të thotë që ky shtet nuk është pjekur akoma për t'u bërë anëtar i BE-së. çdo konflikt i brendshëm dhe sidomos bojkoti parlamentar është një dëmtim i imazhit të shtetit para BE-së. Veçanërisht në një kohë kur diskutohet për çështje të mëdha siç është liberalizimi i vizave, për bisedimet për anëtarësimin në BE. është mirë për një vend që për çështje të rëndësishme të gjejë consensus”- thekson në intevistën e tij për Dojce Velle.(m.a/News24/BalkanWeb)