E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korcë, enigmë zhdukja e 13 vjecarit

KORCE- 13 vjecari Arsen Qosja rezulton ende i humbur për familjarët e tij prej 48 orësh. Familjarët e Arsen Qoses kanë denoncuar humbjen e djalit pas largimit nga shtëpia. Arseni studionte në një shkollë fetare dhe ishte mirë me mësime ndonëse ditët e fundit kishte shfaqur një trishtim të dukshëm por pa ja shprehur askujt. 13 vjecari, fëmija i vetëm i kësaj familjeje është larguar nga banesa e tij duke lënë një letër në të cilën shkruante se po largohej por pa thënë shkakun dhe drejtimin. Me vete kishte marrë dhe 20 mijë lekë të vjetra duke mos lënë asnjë gjurmë. Familjarët të shqetësuar apelojnë për ndihmë. Nëna e 13 vjecarit tregon momentet e kontaktit para se djali të largohej ndërsa shprehej se nuk kishin pasur konflikte me të. “Në orën 5 e 30 djali u ngrit nga gjumi, unë e ndjeva dhe e pyeta ku do shkonte , më tha në tualet. Vajti ora 7 dhe unë shkova ta zgjoj për në shkollë por pashë krevatin bosh. Më kishte lënë një letër të shkruar nën jastëk: Mami dhe babi unë po iki tani. Nuk e kuptojmë as ne as policia.” tregon e ëma. Numri i telefonit vënë në dispozicion nga familjarët për cdo person që mund ta ketë parë është 0672014211. Arseni është i gjatë 1.75 cm , me flokë ngjyrë gështenjë dhe sy ngjyrë kafe. Në momentin e largimit kishte veshur xhinse ngjyrë blu, xhup gri dhe atlete të bardha. Mendohet të ketë ikur në drejtim të Elbasanit pasi atje ka disa të afërm , ndërsa sipas informacioneve nga blutë e qytetit , mendohet të ketë patur një konflikt familjar që e ka detyruar djalin të largohet nga banesa, edhe pse prindërit e tij nuk e pohojnë një gjë të tillë. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›