E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angelina Jolie e urren Shën Valentinin

HOLLYWOOD- Aktorja e Hollywoodit, Angelina Jolie, nuk është fanse e Shën Valentinit - ditës së të dashuruarve. Burime të afërta me aktoren, e cila së fundi spekulohet se është ndarë me partnerin e saj Brad Pitt pas pesë vitesh së bashku, refuzon ta festojë 14 shkurtin për shkak se i urren të gjitha ato gjërat ‘romantike’ të lidhura me këtë festë. “Ajo e urren këtë. Angie gjithmonë i ka cilësuar zemrat dhe lulet si jo të këndshme dhe asgjë tjetër përveç se gjëra romantike. Brad në anën tjetër është i çmendur pas gjithë atyre, por ai është nën kushte të ashpra për të mos e bezdisur atë. Angie mund të jetë romantike, por pa e tepruar”, ka thënë burimi.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›