E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama kërkon të imponojë rezultatin të mos rrethojë KQZ

TIRANE- Kryeministri Berisha ftoi Ramën të largojë njerëzit nga rrethimi i KQZ. “Rama të mos rrethojë një institucion të pavarur. Është akt i rëndë. Të mos kërcënojë njerëzit në detyrë. Pasojat do të jenë jashtëzakonisht të rënda nëse cënohet KQZ. Është një KQZ e zgjedhur me votat unanime”- tha Berisha. Ai ftoi Ramën “të rishqyrtojë qëndrimin pasi cdo votë do numërohet me transparencë. Nëse kush thotë të mos e numërojë, absolutisht do numërohet. Ky është detyrimi ynë kushtetues”- tha Berisha ne mbledhjen e qeverise.

Kryeministri tha se ka përpjekje për të paralizuar punën e KQZ dhe akuzoi Ramën se “po kërkon të imponohet, që rezultati paraprak të mbetet përfundimtar dhe të dalë jashtë procedurave normale të verifikimit. Ndaj dhe ka paralizuar dje, sot ka rrethuar nga të gjitha anët KQZ

“Nëse ne do pranonim rezultatin paraprak ne do asgjësonim sistemin e zgjedhjeve për të cilin ne jemi të vendosur ta mbrojmë me të gjithë potencialin”- tha Berisha.Sipas tij rezultati përfundimtar do certifikohet nga KQZ, pasi sipas ligjit KQZ ka detyrimin ligjor të finalizojë tabelën përfundimtare të rezultateve përfundimtare si KZAZ e Tiranës.“Në rezultatin preliminar Rama rezulton para problemi qëndron tek votat e panumëruara, të cilat janë hedhur në kuti të ndryshme, dhe që meritojnë numërimin.”- nënvizoi Berisha. Sipas tij vota e hedhur në kutitë e ndryshme nuk është e pavlefshme.

“I them Ramës se ato vota do numërohen me trasnparencën më absolute, në prani të gjithë shqiptarëve Sipas tij rezultati i ngushtë vetëm me 10 vota diferencë çon në numërimin automatik të votave të 250 mijë votuesve. Dhe ata të KQZ në cilësinë e KZAZ për Tiranën do u duhej dy javë për të rinumëruar, por këtë e përjashton sistemi. Por thjesht të kërkohet që fletët me ngjyrë të verdhë që gabimisht janë cilësuar si të pavlefshme nga një palë e pala tjetër i ka cilësuar të pavlefshme. Kjo është e e drejtë ekskluzive e KZAZ Tiranë, dhe këtë e tremb Ramën. Mor zotëri nëse ti del me një votë më tepër nuk ta vë kush në diskutim fitoren. Por nuk mund të jesh kryetar me votat e panumëruara. Kjo është e pamundur. Me kërcënime, presione e pamundur “- tha Berisha ne mbledhjen e qeverise. Para se te zhvillonte mbledhjen e qeverise kishte zhvilluar takim me ambasadorin e BE-se Sequi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›