Kapet për plagosje 34-vjeçari
VLORË- Ditën e djeshme rreth orës 15:45 u bë e mundur kapja dhe ndalimi i Erion Shehajt, 34 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë Sipas policisë, ndalimi i këtij shtetasi u bë për arsye se më datë 3 maj të këtij viti rreth orës 20:00, në rrugën kryesore të qytetit të Vlorës, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri tip pistoletë G. M., 25 vjeç, banues në Vlorë. Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 88 dhe 278/2 të Kodit Penal.