E Shtunë, 31 Tetor 2026

Musine Kokalari, botohet verpra e gruas së hekurt

Një grua e pamposhtur shkrimtarja e parë femër në Shqipëri, figura e një embleme për intelektin shqiptar Musine Kokalari. Historia e dhimbshme e jetës së disidentes së burgosur e internuar nga diktatura është vepra me dy vëllime e promovuar në ambjentet e ministrisë së kulturës. Vepra e sjellë nga shkrimtari dhe autori i mjaft sudimeve për personalitete të shquara shqiptare Nevruz Shehu, është një përmbledhje e krijimtarisë së gruas së hekurt, që u bashkua me disidentët e tjerë të opozitës, në kohën e diktaturës për një Shqipëri ndryshe.
Musine Kokalari kontribuoi në letërsinë shqipe nëpërmjet artikujve të ndryshëm dhe studimeve si vëllimi me përralla popullore "Siç më thotë nënua plakë", studimit serioz për Naim Frashrin, "Rreth votrës", "Sa u tund jeta", dhe vepra të tjera të pabotuara.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›