E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Libreza shëndeti për banorët e evakuar”

Elvana Hana, Drejtoresha e Institutit te Sigurimeve te Kujdesit ShëndetësorDrejtoresha e Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shëndetësor vizitoi dje vendqëndrimet e banorëve të evokuara nga zonat e përmbytura në zonën e Shkodrës si dhe disa qendra shëndetësore të cilat prej ditësh, pas urdhrit të ISKSH-së, japin shërbim 24 orë. Hana vizitoi banorët e vendosur në shkollën Industriale “Arben Broci” në Shkodër, ku është vendosur edhe një pikë shëndetësore në të cilën shërbejnë pa ndërprerje mjekë dhe infermierë. Mjekët u shprehën se po i shërbejnë banorëve me vizita dhe medikamente. Drejtoresha e ISKSH-së dha urdhër për përdorimin e librezave të përkohshme të shëndetit, në mënyrë që të përfitojnë të gjithë banorët pa asnjë pengesë. “Do të shërbehet me çdo medikament të nevojshëm për të gjithë të evokuarit dhe shërbimi do të vijojë të jetë 24 orë”, tha Hana. Në shkollën industriale janë vendosur rreth 230 banorë të evokuar. Më pas Hana vizitoi qendrën shëndetësore të Oblikës, e cila është po ashtu në shërbim të pandërprerë për banorët. Mjeku i kësaj Qendre u shpreh se ka pasur disa raste që ka kryer vizita dhe ka dërguar medikamentet me rimbursim në zonën e Oblikës. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›