E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali; Shkatërrohet banda e prostitucionit, 7 në pranga

Shtatë persona, pjesë e një organizate kriminale me origjinë rumune e shqiptare që merrej me prostitucion në Peruxha, janë arrestuar dje nga karabinierët e kësaj province. Sipas burimeve policore, organizata kriminale siguronte vajza të reja nga vendet e Lindjes dhe nën kërcënim e dhunë i detyronin të ushtronin prostitucion në këtë provincë. Ky ka qenë rezultati i operacionit policor të koduar “Lily Marlene”, i cili ka nisur hetimet vitin e kaluar në vjeshtë, falë të cilave është arritur në zbulimin dhe shkatërrimin e këtij grupi kriminal, me 7 arrestime dhe 12 kontrolle të imtësishme banesash. Grupi kriminal ka qenë nën hetim për trafik dhe shfrytëzim prostitucioni, si dhe shpërndarje lëndësh narkotike. Fletë-arrestet e kërkuara nga prokurori Claudio Cichella u vendosën nga gjyqtari Paolo Micheli, në ngarkim të shtatë personave të akuzuar për vepra penale të kryera në kuadër të organizatës kriminale si shfrytëzim prostitucioni, ndërkohë që dy prej tyre edhe për trafik e shpërndarje droge. Personat e vënë në pranga janë Kreshnik Halilaj, lindur në Shqipëri, më 19 shtator 1984, Bashkim Halilaj, 28 vjeç, Sajmir Hystuna, 24 vjeç, Fatjon Shpuza lindur në Shqipëri, Erion Valteri, 25 vjeç, lindur në Shqipëri. Ndërkohë që është shpallur në kërkim Lirim Kolmaka, i lindur në Shqipëri më 13 dhjetor 1970 dhe Georgeta Mihaela Ignatescu, lindur në Rumani, më 28 tetor 1982.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›