E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Hapni kutitë” si “DumBabën”

Në fillim të shekullit të shkuar, Faik Konica shkruante sentencën e çuditshme në atë kohë të vështirë, për fatet e Shqipërisë. Sot, pothuaj pas një shekulli, gjendëmi në ato rrethana kur na kujtohet Konica “Zot, ruaje Shqipërinë nga shqiptarët”. Në atë kohë Europa nuk ishte dashamirëse për Shqipërinë ashtu si është sot. Në kushte krejt të tjera, shqiptarët nuk po mundeshin të orientoheshin për shkak të ndikimeve të huaja mbi vendin tonë. Të ndarë dhe të përçarë, me dashje ose në rrethanat e tjera kur përvoja politike mungonte, Shqipëria lëngonte por shpresa e ringjalljes kombëtare dhe patriotizmi i popullit ishte në shkallën më të lartë. Burra të mëdhenj të kombit tonë, të lindur nga familje të traditës patriotike, kanë bërë emër në përpjekjet e tyre për lirinë dhe pavarësinë kombëtare të Shqipërisë. Ata nuk menduan që të pasurohen nëpërmjet politikës dhe gjithë pasurinë e shkrinë për kombin e tyre. Kur armiqtë e Shqipërisë e vranë Luigj Gurakuqin në Bari të Italisë, atij nuk iu gjendën vetëm disa franga në xhep, megjithëse sapo kishte lëshuar postin e Ministrit të Financave. Hasan Prishtina kur u vra në Selanik, nuk kishte vetëm pak grosh në xhep. Këtu pikërisht ndahen tradhtarët me patriotët. Të krahasosh sot Edi Ramën me këta burra të mëdhenj të kombit, është njëlloj si të krahasosh heronjt’ e kombit me djallin me brirë. Ardhja e këtij të sëmuri psiqik në krye të së majtës në Shqipëri është një fatkeqësi dhe një aksident jo vetëm për socialistët, por edhe për demokracinë. është mjaft për t’u çuditur dhe qesherake kur mediat e shkruara dhe të folura njoftuan se Edi Rama na qenka një “fakir fukara” për t’i qarë hallin. Një njeri i pa strehë dhe i varfër, që drejton të majtën ish-komuniste, një “proletar” i vërtetë që shkrihet për proletariatin. Por është krejtësisht e kundërta. Edi Rama sot konsiderohet njeriu më i pasur i Ballkanit. I katapultuar nga Fatos Nano, Ramës një ditë të bukur i polli mushka që as në ëndërr s’e kishte parë. Duke kullotur derrat në periferi të Parisit me thonj të paprerë, i erdhi bileta e prerë e avionit për në Tiranë e të nesërmën u gdhi Ministër Kulture. I zhytur në aferat korruptive të Bashkisë së Tiranës, kishte grumbulluar kaq shumë para, saqë brenda një nate të Kongresit të Partisë Socialiste, arriti të blinte “kongresmenët” që të votonin për Ramën si Kryetar. Oreksi vjen duke ngrënë thonë latinët dhe Edi Rama, një delirant i lindur me shumë të meta psiqike, ka parë në ëndërr se do të bëhej kryeministër i Shqipërisë. I bindur në delirin se do t’i fitonte zgjedhjet e 28 Qershorit pa asnjë alternativë, u vërtit si një kalë i hazdisur në lëmë dhe me fjalë pa asnjë kuptim po u kërkonte votën shqiptarëve.
Por shqiptarët u ndodhën në krahun e kundërt dhe humbi skizofreni i PS. Si gënjeshtari që kishte gënjyer në pazar dhe e besoj gënjeshtrën e tij, sapo doli në krye të pazarit, si në jerm Rama gatoi në kuzhinën bolshevike gënjeshtrën që e shpërndau gjithandej. Njerëzit nuk po u besonin veshëve kur dëgjonin të sëmurin psiqik. Menjëherë pas zgjedhjeve të 28 Qershorit ai “falenderoi shqiptarët” se kishin bërë zgjedhjet më të mira e të ndershme. Por kur ju deklarua humbja, ndryshoi si kameleoni ngjyrën. Mori peng për muaj me radhë Partinë Socialiste, me gënjeshtra dhe mashtrime, duke e tërhequr zvarrë rrugëve dhe shesheve të Shqipërisë. Të parët që u rreshtuan përkrah Ramës ishin të bijt’ e bllokmenëve. Se ata nuk mundet të rrinin pa sunduar dhe me ofiqe. Megalomania e tij ka arritur kulmin, kur nëpër rrugët e Tiranës shpërndante ftesa për mitingun e 30 Prillit. -Sille edhe gruan, porosiste Rama në një refren të çmendur. Njerëzit e fyer i përgjigjeshin: “merre edhe tënden”, por ai bënte të paditurin, sikur nuk po i dëgjonte.
Kurdoherë në historinë tonë kombëtare por edhe të popujve të tjerë të botës jan gjendur turma amorfe e të verbra, që janë mashtruar nga njerëz pa identitet. Një shembul tipik dhe identik është Haxhi Qamili, i cili në krye të turmave të njerëzve që nuk dinin se çfarë bënin, në fillimvitet e shekullit të shkuar i vuri flakën Shqipërisë së mesme me thirrjet “Dum Babën”. Pushkatoi dhe vari njerëz të pafajshëm pa asnjë motiv. Haxhi Qamili ka mbetur në historinë tonë kombëtare një rebel injorant dhe delirant që vetëm Enver Hoxha e kishte idhull. Duke hequr një paralele të Haxhi Qamilit me Edi Ramën ngjashmëria është fort e madhe, ndryshimi mbetet vetëm tek rrethanat. Tani Edi Rama dhe njerëzit që i shkojnë pas janë adhuruesit e flaktë të Enver Hoxhës. Në kohën e Haxhi Qamilit Shqipëria ishte në kaosin e madh të Luftës Ballkanike. Ndërkohë sot realiteti është krejt tjetër. Shqipëria është antare e formacionit më të fuqishëm të 28 shteteve të botës që garantojnë paqen dhe stabilitetin në të katër anët e globit. është antare e NATO-s. Europa nuk është ajo e fillimit të shekullit të shkuar, e ndikuar prej shteteve që tradicionalisht kanë qenë armike të çështjes kombëtare si Rusia apo ndonjë tjetër. Në një realitet të ri, Europa i ka hapur Shqipërisë derën për në familjen perëndimore. është fatkeqësi për Shqipërinë që në kohët moderne, përsëri të gjëndet Haxhi Qamili që në krye të turmave me thirrjet si “dum Babën” tani Edi Rama ulurin si në jerm “hapni kutitë”. Por realiteti është krejt tjetër. Europa po na shikon e çuditur. Eurodeputetja Doris Pack, një mike e madhe e Shqipërisë e quajti aventurën e Ramës si “një lojë kalamajsh”. A ka gjë më të turpshme për shqiptarët që mitingun e 30 Prillit në zemrën e kryeqytetit, opozita e hap me një fjalim tipik komunist, me ish-Ministrin e sigurimit komunist, kriminelit që përgjaku Shkodrën me masakrën e 2 Prillit dhe të vrasjeve në kufi. Protesta e 30 Prillit ishte një shëmtirë bolshevike. Ish sigurimsa, pinjoj të diktaturës, si minj gjirizi lëvrinin bregut të Lanës si krimbat që plagët kërkojnë. Bllokuan rrugët e Tiranës duke shkaktuar nervozizëm e panik tek qytetarët. Pasi “mali u mbars për të pjellë një mi” u tërhoq elita bolshevike për të “marrë vendimin” për të hyrë në grevë urie. Po ku u gjëndën menjëherë çadrat brenda pak minutash për të zënë sheshin, ku u gjendën punëtorët, firma që bënte punimet, etj.
Po ja që ëndrra për një karrike u ka humbur arsyen. Dhe ironia e kësaj maskarade nuk ka të ndalur. Vallë a do të munden një grusht pinjojsh të diktaturës të mbështetur egërsisht nga sigurimsat e regjimit komunist t’u hedhin hi syve shqiptarve se ata “po sakrifikuhen gjoja për votën e lirë”. Por kur të gjith shqiptarët janë të bindur se po luhet një komedi dhe kur dihet fati i Haxhi Qamilit, afërmendsh se nuk ka pikëpyetje për kopjen e tij në Shekullin XXI.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›