E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli: Greva e Edvin Ramës nuk do mund të pengojë liberalizimin e vizave

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, u shpreh sot se me asnjë kusht protestat dhe grevat e Edi Ramës, nuk do ia dalin të sjellin pengesa në proceset integruese të vendit. “22 vetë dhe 120 vetë nuk e pengojnë dot vendimin për heqjen e vizave. Shqiptarët janë të vendosur për të ecuar para për liberalizimin e vizave”, u shpreh kryetarja e Kuvendit. Topalli falenderoi ministrat e Jashtëm që në 30 prill i dërguan autoriteteve të larta që kanë në dorë vendimin për heqjen e vizave për shqitparët, një letër për mbështetje për Shqipërinë. Duke u ndalur te protestat dhe greva e urisë e deputetëve të Partisë Socialiste, Topalli vuri në dukje se është një akt i paprecedentë në historinë politike të Shqipërisë, në një kohë kur vendi ynë aspiron realizimin e proceseve të integrimit BE

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›