E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkojnë hetim ndërkombëtar

Opozita siriane ka bërë thirrje të premten për një hetim ndërkombëtar të dy shpërthimeve vdekjeprurëse të së enjtes në Damask, si pasojë e të cilave të cilat mbetën të vrarë të paktën 55 persona dhe u plagosën afro 370 të tjerë.

Ushtria e Sirisë së Lirë ka kërkuar të premte dërgimin e hetuesve ndërkombëtarë, të cilët do të përcaktonin saktë autorët e dy sulmeve me bomba.

Nga ana tjetër, derisa po fliste në Tokio, kreu i Këshillit Kombëtar të Sirisë, Burhan Ghalioun, ka deklaruar se pushteti i presidentit sirian, Bashar al-Assad, po bën përpjekje “për të ‘vrarë’ planin paqësor të të dërguarit ndërkombëtar, Kofi Annan”.

Qeveria në Damask , ndërkaq, për sulmet më vdekjeprurëse në kryeqytetin sirian që nga shpërthimi i kryengritjes antiqeveritare në vend, 14 muaj më parë, ka fajësuar “terroristët” e rrjetit Al-Qaeda.

Protestuesit prodemkracisë vazhdojnë të kërkojnë largimin nga pushteti të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›