E Diel, 1 Nëntor 2026

Britani: Protesta të sektorit publik

Qindra-mijëra punëtorë të sektorit publik të Britanisë së Madhe kanë hyrë të premten në grevë, ndërkohë që vetëm një ditë më herët, mbi 30,000 policë kanë marshuar rrugëve të Londrës.

Policët protestues kishin vënë në kokë kapele bejsbolli, me mbishkrime “Uljet e shpenzimeve janë krim”.

Ky reagim i tyre erdhi pasi që qeveria britanike ndërmori shkurtime të shpenzimeve dhe ulje të pagave dhe të pensioneve të tyre.

Policia, e cila sipas ligjit britanik, e ka të ndaluar të mbajë greva, ka paralajmëruar se masat e qeverisë për të reduktuar deficitin rekord në vend, po e rrezikojnë seriozisht sigurinë publike në vend. Në protestën e policëve kanë marrë pjesë edhe gardianët e burgjeve britanike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›