E Diel, 1 Nëntor 2026

Haradinaj: AAK nuk do të rri indiferente ndaj çështjeve nacionale

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë të premten në Gjilan se oferta e tij për qytetarët e Kosovës është një qeverisje pa korrupsion. Sipas tij, duhet të punojë kjo gjeneratë, që gjenerata e ardhshme të ketë një vend më të mirë një qeverisje pa korrupsion.

I pari i Aleancës tha se Gjilani është një qendër tepër e rëndësishme për krejt vendin, ka kuadro të tilla që i duhen edhe qendrës, prandaj në një qeveri Haradinaj Gjilani do t'i kishte njerëzit e saj dhe bashkëpunimi do të ishte i hapur e direkt, raporton portali gjilanas Rajonipress.

Haradinaj ka thënë se ka një projekt zhvillimor për vendin i bazuar në energjinë dhe industrinë ushqimore dhe se kusht për një qeverisje të mirë me vendin, për një zhvillim ekonomik të saj, janë ligji e rendi, një qeveri pa korrupsion.

Lideri i AAK-së nuk ka mundur pa përmend as veriun e vendit dhe zhvillimet lidhur me këtë çështje, duke thënë se ai dhe AAK-ja nuk kanë mundur të rrinë indiferentë kur është në pyetje interesi nacional, por kanë dhënë kontributin e tyre në këtë drejtim që, sipas tij, ka qenë domethënës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›