Sali Berisha krenar me Salihun dhe Berishën

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Sali Berisha ka shkruar në rrjetin social facebook për fitoren e kombëtares.
Ai ka përmendur mbiemrat e dy lojtëarëve që përbëjnë emrin e tij: Salihut dhe Berishës.
“Fitore! Salihi shënoi Fitoren. Berisha e garantoi atë.Te dashur miq! Ne Oslo, loje dhe fitore e merituar dhe dinjitoze e kombëtares sonë. Salihi shënoi golin e shkëlqyer te fitores se ekipit tone dhe ogurin e fitores se 23 qershorit. Berisha tigër ne porte, garantoi fitoren historike te ekipit tone me 22 mars, ditën e bardhe te demokracisë.
Urime Salihit, Berishës, te gjithë skuadrës, kapitenit, trajnerit te saj për këtë fitore dinjitoze dhe te merituar qe na beri krenar dhe zbukuroi kaq shume ditën tone të parë te demokracisë. Gezuar! sb”, ka shkruar Berisha.